PD i thotë jo propozimit të Nuland për reformën në drejtësi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD i thotë jo propozimit të Nuland për reformën në drejtësi

11:08 | 13/07/2016
në Uncategorized
0

Grupi parlamentar i PD-së, pritet të mblidhet në orën 12:00, ku deputetët do të njihen me përgjigjen zyrtare lidhur me propozimin amerikan për reformën në drejtësi.

Partia Demokratike i ka thënë Jo edhe propozimit të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për reformën në drjëtsi, i bërë së fundmi nga zyrtarja e lartë amerikane Viktoria Nuland.

“Top Channel” ka siguruar propozimin më të ri dorëzuar nga Partia Demokratike lidhur me reformën në drejtësi si kundërpërgjigje ndaj propozimit më të ri amerikan bërë të dielën gjatë vizitës së Nënsekretares së Shtetit, Viktoria Nuland. Por, sipas burimeve të rëndësishme dhe siç shihet qartë nga drafti, të cilin ne në faqen e Top Channel po e botojmë të plotë, propozimi i PD-së kërkon  e ndërkombëtarëve nga vetingu. Komisioni zgjidhet politikisht dhe është ai që përjashton kandidatët. Amerikanët‎ propozuan që të marrin ata dhe jo europianët në dorë drejtimin e Komisionit Ndërkombëtar të Vetingut. Propozimi i PD-së është bërë dje. Por ai bie në kundërshtim me atë që kërkojnë ndërkombëtarët dhe draftin aktual në tryezën e komisionit të reformës.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Partia Demokratike ktheu një përgjigje për propozimin amerikan të kompromisit dhe përgjigja e opozitës nuk i jep Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian fuqi vendimmarrëse në procesin e vetingut.

Në propozimin e saj të ri, opozita u jep ndërkombëtareve rol vëzhgues, por jo atë “të duhurin”, siç u shpreh të dielën Ndihmës/sekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland. Në propozimin amerikan, ndërkombëtarët kishin fuqi vendimmarrëse për procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa opozita i përjashton ata nga ky rol.

Burime diplomatike bënë të ditur për Top Channel se ata prisnin një qëndrim të ndryshëm nga opozita pas takimit me zonjën Nuland.

Hapat e parashikuar nga propozimi i PD për vettingun:

  1. Avokati bën shpalljen për aplikim.
  2. Avokati çon listën e plotë në Kuvend, pa përjashtuar asnjë kandidat.
  3. Lista i dërgohet Kuvendit bashkë me dokumentacionin zyrtar. Procesi zhvillohet me monitorim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
  4. Kuvendi krijon 2 komisione ad hoc. Njëri me 12 anëtarë, tjetri me 6 anëtarë. Në çdo rast me përbërje të barabartë.
  5. Komisioni me 6 anëtarë shqyrton kandidatët dhe verifikon përmbushjen e kritereve. Ky komision merr vendim për përjashtimin e një kandidati (akt administrativ) bazuar vetëm në prova.
  6. Pas seleksionimit dalin 3 lista. (a) lista me kandidatët për komisionerë, b) lista me kandidatët për komisionerë publikë c) lista me kandidatët për gjyqtarë);

Në propozimin e PD-së thuhet se “Vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion që administron komisioni.” propozimi i PD-së thotë se “Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumenteve dhe provave të administruara nga komisioni”

  1. Kandidatët e përjashtuar kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Kushtetuese.
  2. Komisioni ad hoc me 12 anëtarë zgjedh 12 komisionerët e Komisionit të Kualifikimit. Propozimi parashikon që “zgjedhja bëhet pa debat përmes një votimi të fshehtë elektronik, ku secili anëtar i komisionit voton për 1 kandidat. Procesi mundëson që zgjedhjet të jenë sekrete duke shmangur kështu etiketimin politik të kandidatëve”.
  1. I njëjti komision ad hoc nga parlamenti me 12 anëtarë zgjedh edhe 2 Komisionerët Publikë (përsëri pa debat dhe përmes një votimi të fshehtë elektronik). 2 kandidatët që marrin më shumë vota do të quhen fitues. Nqs 2 ose më shumë kandidatë marrin një numër të barabartë votash, fituesi zgjidhet me short midis tyre.

Propozimi i PD-së përfshin një mënyrë të ngjashme edhe zgjedhjen e gjyqtarëve që do të vendosin për ankimimet e kandidatëve të përjashtuar nga procesi i vettingut.

  1. Kuvendi mund të pranojë ose rrëzojë listën e kandidatëve në bllok me një shumicë të cilësuar (2/3). PD thotë se kështu “Kuvendi nuk e ka të mundur të pranojë ose rrëzojë vetëm një pjesë të listës”.

PS: JEMI TE HAPUR

Komisioni i Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi përfundoi dje shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Për funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

Pas mbledhjes, anëtari socialist i Komisionit, Ulsi Manja bëri të ditur se mazhoranca mbetet e hapur për çdo propozim që vjen nga opozita. “Përfaqësuesit e opozitës kanë të drejtën të japin kontributin e tyre, me sugjerime dhe komente, por nuk besoj se do një jetë një diskutim nga e para pasi kjo paketë, sidomos ligjet, janë diskutuar me frymën e konsensusit edhe me opozitën”, – tha ai.

Ndërkohë, anëtarët demokratë të Komisionit, kanë nisur nga puna për shqyrtimin e 7 ligjeve shoqëruese të ndryshimeve të paketës kushtetuese. Burime pranë PD-së bënë me dije për “GSH” se pas porosisë së kryetarit, Lulzim Basha, demokratët po verifikojnë ndryshimet ligjore të cilat kanë kaluar në Komision pa praninë e opozitës.

Etiketa: LumediatPDpropozimireforma ne drejtesiSHBA

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Meta takon Presidentin malazez/Diskutohen problemet e shqiptarëve

Meta takon Presidentin malazez/Diskutohen problemet e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com