• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta takon Presidentin malazez/Diskutohen problemet e shqiptarëve

11:08 | 13/07/2016
në Kosove Rajon
0

Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta u prit nga Presidenti i Republikës Filip Vujanovic, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi.

Vujanovic shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhe në veçanti për ratifikimin e protokollit të aderimit të Malit të Zi në Traktatin e Atlantikut Verior nga Kuvendi i Shqipërisë me 23 qershor.

Lexo edhe

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Vujanovic vunë në dukje se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera dhe shërbejnë si një model për të gjithë rajonin.

Në këtë kuadër, bashkëpunimi mes dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm dhe duhet përqendruar në avancimin e proceseve integruese euro-atlantike si dhe në mbështetje të të dy qeverive reciproke për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare.

Meta theksoi se marrëdhëniet vëllazërore që ekzistojnë sot mes dy vendeve tona reflektojnë transformimet e mëdha që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit, dhe në këtë drejtim shqiptarët gëzohen me progresin e Malit te Zi dhe me ndryshimet rrënjësore në marrëdhëniet tona.

Në këtë drejtim, u shpreh z. Meta, njëkohësisht me projektet infrastrukturore dhe energjetike rajonale si Korridori Blu apo zgjatimi i Gazsjellësit TAP drejt Malit të Zi, Kroacisë e Bosnjës që kanë rëndësi strategjike për të gjithë kontinentin, dy vendet tona duhet të avancojnë me përmirësimin e infrastrukturës ndërkufitare dhe parqeve natyrore, si dhe të punojnë për krijimin e një tregu të përbashkët për të ardhmen.

Gjatë takimit me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta preku edhe çështjen e pakicës nacionale shqiptare të Malit të Zi.

Duke vlerësuar vëmendjen e merituar deri më sot prej autoriteteve malazeze ndaj pakicës autoktone shqiptare, z. Meta nënvizoi se duhen gjetur zgjidhje konkrete edhe për ato çështje të mbetura që shqetësojnë këtë pakicë, zgjidhje që duhet t’i shërbejnë jo vetëm ndjeshmërive dhe nevojave ekonomike e sociale të komunave lokale, por njëkohësisht edhe forcimit të mëtejshëm demokratik e euro-atlantik të Malit të Zi.

Etiketa: diskutohen problemetFilip VujanovicmardhenietMeta takon presidentin malazez

Të Lidhura

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

nga 27
17:17 | 09/03/2023
0

Ranko Radosheviç, 54 vjeç, i njohur si “Eskobar” është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Serbi, në një pikë karburanti. Dy...

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

nga 27
20:57 | 08/03/2023
0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Z.A, që dyshohet për krime lufte kundër...

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

nga 27
19:01 | 08/03/2023
0

Prokuroria ka lëshuar 7 urdhër-arreste për vrasjen e 39-vjeçarit në një kafene në Nea Joni, më 21 shkurt, pas identifikimit...

Ndizen “flakadanët e lirisë” në Prekaz

Ndizen “flakadanët e lirisë” në Prekaz

nga 27
19:33 | 07/03/2023
0

Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së. Përmes ndezjes së flakadanëve u...

Para
Dekriminalizimi/ Donald Lu takim me deputetët për zbatimin e ligjit

Lu: Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e Z. Basha

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –

Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –

17:28 | 26/03/2023
ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –

ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –

17:22 | 26/03/2023
Deklarata e Rakës në lidhje me një pandemi të dytë –

Deklarata e Rakës në lidhje me një pandemi të dytë –

17:16 | 26/03/2023
Dita e parë e beqarisë –

Dita e parë e beqarisë –

17:14 | 26/03/2023
Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar –

Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar –

17:06 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –
  • ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –
  • Deklarata e Rakës në lidhje me një pandemi të dytë –
  • Dita e parë e beqarisë –
  • Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar –
  • Kina kundërshton shitjen e TikTok –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –
  • ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com