Mesila Doda: Blushi e Hafizi kopjuan PDIU-në për Presidentin nga populli – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesila Doda: Blushi e Hafizi kopjuan PDIU-në për Presidentin nga populli

14:40 | 28/06/2016
në Uncategorized
0

“Kur të keni nevojë të mësoni se si bëhet poltikë e mirë, pozitive dhe me vizion ejani se jua mëson PDIU, por  kemi një kusht na citoni”

Deputetja e PD, Mesila Doda, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte shqyrtuar projektligji per “Hapjen e dosjeve te ish Sigurimit te Shtetit”, te propozuar nga qeveria dhe shoqeria civile./r/n/r/nLawmaker, Mesila Doda, speaks during a parliamentary session.

Deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka reaguar, pasi deputetët Blushi e Hafizi shpallën nismën për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Këtë nismë e ka ndërmarrë PDIU-disa muaj më parë dhe e ka paraqitur në Kuvend si amandament. Mesila Doda shpjegon se si nisma e PDIU-së është kopjuar nga deputetët Blushi e Hafizi, duke e sqaruar se është një kopje e bërë keq. Mesila Doda shpreh zhgënjimin e saj për sjelljen e dy kolegëve duke theksuar se kishte komunikuar më herët me zonjën Hafizi, të cilës i kishte vënë në dispozicion amandamenet e PDIU-së. Sipas Dodës, Blushi e Hafizi e kanë kopjuar këtë amandament, ndërkohë që ju është bërë thirrje t’u bashkoheshin nismës së bërë konkrete prej gjashtë muajsh nga PDIU. Përmes një deklarate Mesila Doda jep detajet e komunikimit me Hafizin dhe se si e kopjuan ata amandamentin e PDIU-së.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Deklarata

Përfundimisht politika shqiptare, edhe ai segment që mëton të shfaqet si risi, del më i përçudnuar se pjesa më e keqe e politikës tradicionale. Jam më shumë se e habitur dhe thellësisht e zhgënjyer me propozimin e sotëm të iniciuar nga një grup deputetësh, mes të cilëve dhe kolegët Hafizi e Blushi si iniciatorë të kësaj inisiative, pasi ngjarja po merr formën e pastër të një kopje të bërë keq, të një plagjature të pastër të iniciativës së PDIU-së bërë këtu e 6 muaj më parë.

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji “Per regjistrimin e adresave te shtetasve shqiptare qe jetojne jashte territorit te Republikes se Shqiperise”. /r/n/r/nLawmaker, Mesila Doda, speaks during a parliamentary session.

Pas propozimit të bërë për President nga populli komunikova me kolegen time Hafizi, me të cilën më lidh një histori e përbashkët suksesi në fuqizimin e gruas në politikë dhe i shpjegova që është një amendament i depozituar tashmë në Parlament nga PDIU dhe do mund ta çonim përpara, nëse do i shtohej edhe mbështetja e tyre pranë Komisionit të Reformës Kushtetuese. Më kërkoi materialin e depozituar prej nesh dhe ja nisa me shpresë se do mund të na bashkoheshin edhe zëra të tjerë në një propozim kaq të rëndësishëm…. Sot shoh e habitur që propozimit të tyre të vjetër i është shtuar edhe një nen tjetër që ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës me firma nga populli, kërkesë edhe kjo që bën pjesë në propozimet tona…këtu unë jam pa fjalë…plagjaturë e pastër që i shtohet plagjaturës së parë dhe pa minimumin etik, as të njoftimit për atë që morën nga materiali i PDIU. Gjatë karrierës sime në politikë kam parë shpesh akte të shëmtuara e mediokre në politikë, por nuk e imagjinoja kurrë që këtë ta shkruaja për një grup njerëzish qe vijnë në emër të ndryshimit të politikës e për disa, prej të cilëve kam ushqyer respekt më shumë se i zakonshmi. E kuptoj që talenti nuk është dhunti që e kanë të gjithë, ndërsa kopjaceria akt etikisht i papranueshëm, por që mund ta ushtrojë gjithkush që don të arrijë në tronditjen publike dhe marrjen më çdo kusht të një suksesi, në këtë rast të një pjese njerëzish dhe votuesish. Por, ka një rregull në botën akademike dhe në këtë tonën…vëri poshtë emrin e vërtetë idesë së paraqitur.

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur gjate nje mbledhje te forumit te grave te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet, ne hotel Tirana./r/n/r/nLawmaker, Mesila Doda, speaks during a meeting of the Women's Forum of the Party for Justice, Integration and Unity, in Tirana hotel.

PDIU do vazhdojë të sjellë vizionin e saj në skenën politike shqiptare, vizion që për fat të mirë sot po tregohet largpamës e i suksesshëm. Folëm për referendum të parët dhe depozituam një akt zyrtar, sot gjithë klasa politike dhe ndërkombëtarët flasin për referendumin si e vetmja mundësi për të zgjidhur nyjen gordiane, ku ka ngecur Reforma në Drejtësi. Folëm për mosndryshimin e nenit që i hap rrugë ndryshimit të Kodit të Familjes,… sot këtë kërkesë e kanë përqafuar shumica e deputetëve të Parlamentit dhe opinionit publik. Kërkuam mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës me firma nga populli dhe ja ku e kemi edhe këtë sot kërkesë të një grupi deputetësh, kërkuam zgjedhjen e Presidentit nga populli dhe ja ku erdhi dhe ky propozim i shitur si risi që do “trondisë” sistemin…thënë ndryshe, kur të keni nevojë të mësoni se si bëhet politikë e mirë, pozitive dhe me vizion ejani se jua mëson PDIU. Kemi vetëm një kusht, vini poshtë emrin nga ku e keni marrë, thjesht për ndershmëri intelektuale, pasi PDIU nuk e ka këtë problem, sepse është mësuar me arrogancën hipokrite të të vegjëlve që veshin bluza partish të mëdha.

P.S. Kemi kërkuar edhe një zonë zgjedhore për diasporën. Futeni edhe atë po e patët me merak….

Etiketa: Ben BlushiKomisioni i Reformës KushtetuesekopjeMesila DodaMimoza HafiziPDIUplagjaturëpresidenti nga populliPS

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Demi Lovato: Nuk mendoja se do i arrija të 20-tat

Demi Lovato: Nuk mendoja se do i arrija të 20-tat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com