Partia Demokratike vijon akuzat kundrejt presidentit Ilir Meta, të cilin e quan bashkëorganizator të ish-kryeministrit Sali Berisha, të protestës në selinë blu.
Përmes një videoje në rrjetet sociale, PD thotë se Berisha dhe Meta donin ta shkatërronin PD-në për hallin e tyre, por nuk ia dolën.
“Meta u shfaq sot bashkëorganizatori i sulmit të Berishës kundër PD. Ai merrte informacion dhe jepte direktiva. Ilir Meta u shfaq sot si bashkëorganizator i dhunës ndaj PD.
Ai merrte informacion dhe jepte direktiva për sulmin nga banda e Berishës. Berisha dhe Meta donin ta shkatërronin PD-në për hallin e tyre, por nuk ja dolën” – shkruan PD.
Kujtojmë se ditën e sotme Presidenti, Ilir Meta në një konferencë për mediat, ka folur edhe për protestën e 8 janarit në selinë e PD-së.