Nga reshjet intensive të shiut që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm mësohet se janë shkaktuar përmbytje në disa zona. Pushteti vendor po punon për mbajtjen e situatës nën kontroll
Tiranë– Janë vetëm 2 zona problematike në Kombinat tek “Misto Mame” dhe në Kamëz ku kanë ndërhyrë 2 grupe zjarrfikësish me pompa. Ka vetëm përmbytje rruge por jo probleme në banesa. Në gatishmëri janë vënë 8 grupe zjarrfikësish për çdo problem që mund të shfaqet
Durrës– Deri në 40 cm ujë është vënë re në disa rrugë kryesore të qytetit, ndërsa në periferi situate mund të jetë edhe më e rëndë si rezultat i reshjeve dhe mungesës së energjisë elektrike. E gjithë rruga e shëtitores “Taulantia” është nën ujë, në hyrje të portit pranë kishës ortodokse, ishte pothuajse e pakalueshme. Bulevardi “Skënderbej” deri tek Stacioni i trenit nën ujë, rrugët e lagjes 16, pranë zjarrfikëseve dhe rrugët e tjera deri në rrugën “A. Goga”, me prezencë të lartë uji.
Këmbësorët e kanë patur krejtësisht të pamundur kalimin në rrugë, ndërsa shumë makina janë bllokuar në rrugë, u janë fikur motorët, ose kanë rënë në pusetat e hapura. Përmbytjet vijnë si pasojë e rrjetit të amortizuar të kanalizimeve dhe bllokimit të tyre.
Lezhë-Mësohet se mbi situatën hidro-meteorologjike në Lezhë, lagjia “Besëlidhja” është zona që ka përmbytje të bizneseve dhe banesave. Po kështu probleme edhe në rrugën kryesore për shkak të punimeve që po bëhen në qytet.
Vlorë-Sipas policisë së Vlorës bëhet me dije se zonat më problematike nga përmbytjet janë akset rrugore janë akset rrugore nga Kampi i Puntorëve deri tek Uji i ftohtë, ku janë bllokuar disa mjete nga rënia dhe depozitimi i inerteve. Fatmirësisht nuk ka dëmtime të obkjekteve.
Zona problematike janë gjithashtu zonat “Ujë i ftohtë” – “Radhimë”, fshatrat “Sherisht”, “Selenicë”, “Peshkëpi”, vendet e quajtura “Skelë”, “Albano dhe Romina”, “Kepi i kalldrëmit”, lagjia “10 Korriku”, zona prej të cilave ka telefonata për ndihmë nga disa familje. Mësohet se janë njoftuar shërbimet e Emergjencës së Prefekturës dhe Drejtorisë së Ujësjellësit/Kanalizimeve.
Kavajë– OST njofton se është dëmtuar linja 110 kv Plasmas-Kavajë. Për pasojë Kavaja, Golemi, Seferaj dhe Qerreti janë pa energji elektrike
Fier– Dëme të konsiderueshme të kulturave bujqësore janë shkaktuar nga reshjet në Fier. Rreth 100 ha tokë janë përmbytur në Portez, Mbrostar, Levan dhe Seman. Burime nga Drejtoria e Bujqësisë bëjnë me dije se kryesisht është përmbytur tokë djerrë, ndërsa një sasi e vogël ka qenë e mbjellë me perime të stinës dhe jonxhë.
Orikum, Himarë, Novoselë, Sarandë dhe Delvinë- Rreshjet por nuk paraqesin probleme për momentin. Lumi Vjosa është në shtratin e vet. Policia thotë se situata po mbahet në kontroll nga shërbimet e patrullave dhe SPZ.