Shpëtim Idrizi: Edi Rama shko vendos një tufë lule në Kllogjer apo ke hallin e Athinës, Nikollas Gejxhit, të cilëve u shite jo vetëm nderin, por edhe ndonjë që s’thuhet? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtim Idrizi: Edi Rama shko vendos një tufë lule në Kllogjer apo ke hallin e Athinës, Nikollas Gejxhit, të cilëve u shite jo vetëm nderin, por edhe ndonjë që s’thuhet?

18:11 | 13/03/2021
në Kryesore
0

Shpëtim Idrizi ka reaguar pas sulmeve të ulëta personale të Edi Ramës bërë ndaj tij dhe Çështjes Çame gjatë një takimi elektoral në Vlorë.

Më poshtë deklarata e plotë e kryetarit të PDIU-së.

Edvin Rama nuk ka faj që kujton se të gjitha punët bëhen me sekser. Me sekser u bë ministër, me sekser kryetar bashkie, me sekser bleu Partinë Socialiste, mori pushtetin me marrëveshjen e sekserit të Serbisë, mbajti pushtetin me sekserë grekë, po mban peng qeverinë me oligarkët sekserë.

Read more

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares –

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Por, kur të përmendë Çamërinë dhe Shpëtim Idrizin duhet të ketë kujdes se shumë të palara mund të dalin. Nuk është Shpëtim Idrizi asnjë nga sekserët që i ulen e i ngjiten në zyrë për të blerë çamë apo kosovarë.

Ti e di se sa sekserë të kam kthyer mbrapsht; madje dhe nga Vlora ku flet, duke harruar që dhëmbët nuk janë vetëm për të kafshuar, por dhe për të mbajtur brenda gojës, fjalët që mendja s’t’i mban dot.

PDIU, Shoqata “Çamëria” dhe unë, nuk ta harrojmë dhunën, goditjet, gjakosjen dhe arrestimin e 25 anëtarëve të Shoqatës “Çamëria” nga policia jote, për t’i bërë qejfin ministrit të Jashtëm grek.

Shkon në Vlorë dhe thotë broçkulla si DHULEJA (shërbëtor) më i mirë i Greqisë. PDIU dhe Shpëtim Idrizi kanë bërë vetëm një marrëveshje me Partinë Demokratike. Nuk dimë që Dulja të jetë ndonjë gjë në PD. Marrëveshja ka për program Çështjen Çame! Kaq!
Të tjerat janë thashetheme grash të këqija si Tirja e qeverisë dhe Lali Fiku.
Po në Vlorë gënjen dhe thotë se nuk paska çamē në listën e opozitës në këtë qark. Po pse, çfarë është numri 5 i listës, Gëzim Ademaj që kandidon në vend të sigurtë me siglën e PDIU-së? Po Jolio Dine çfarë është? Nuk është çam? Po zonja e rreshtuar e nënta në listë nuk është çame? Padyshim që është, madje ka qenë dhe në zgjedhjet famëkeqe të 2017-ës në listën tonë të PDIU-së.
Ke tetë vjet që je deputet në Vlorë dhe kurrë nuk ke propozuar një çam apo çame në listat e Rilindjes, madje dhe një “e rrëmbeve” nga lista e PDIU-së në 2017.
Edhe një herë po të them, mos i lësho pëllumbat kur të përmendësh Çamërinë, aq më shumë në Vlorë!
Shko bëj të paktën një vizitë në Çole, ku jetojnë çamët. E ke pesë minuta nga qendra, por e ke lënë si Kandahar pa ujë e drita. Pse e ke bërë? Apo meqë janë çamë!
Dhe e fundit para se të përmendësh Çamërinë dhe Shpëtim Idrizin, shko deri në Kllogjer vendos një tufë lule në varrezat monumentale të viktimave çame, që i ndërtuam ne, bijtë e Çamërisë. Shko vendose një lule dhe hesht vetëm një minutë. E bën dot, qirje? Apo ke hall mos të kanoset Nikollas Gejxh apo uzaqet e Athinës.

Etiketa: CameriaÇeshtja çameedi ramaKllogjerNikollas GejxhPDIUShoqata CameriaShpetim Idrizitufë luleuzaqet

Të Lidhura

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares –

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares –

nga 27
20:47 | 01/02/2026
0

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të...

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

nga 27
20:29 | 01/02/2026
0

Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin...

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

nga 27
20:19 | 01/02/2026
0

Tottenham Hotspur arriti një barazim 2-2 ndaj Manchester City në shtëpi, duke lënë “Qytetarët” e Guardiola-së gjashtë pikë pas Arsenalit...

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

nga 27
20:09 | 01/02/2026
0

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Para
Koronavirusi/ 2 të vdekur dhe 96 të prekur: Situata tejet kritike tek Infektivi (film)

Dalin shifrat e fundit: Ulje e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vendin tonë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares –

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares –

20:47 | 01/02/2026
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:29 | 01/02/2026
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

20:19 | 01/02/2026
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

20:09 | 01/02/2026
Pacientët nuk po rimbursohen –

Pacientët nuk po rimbursohen –

19:55 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares –
  • Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
  • (VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –
  • Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –
  • Pacientët nuk po rimbursohen –
  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares –
  • Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com