Ti nuk din as me ta lyp… (Përse Edi Rama nuk e pushton Francën?) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ti nuk din as me ta lyp… (Përse Edi Rama nuk e pushton Francën?)

12:00 | 18/01/2021
në Kryesore
0

Nga Enkel Demi

Këtë këngë i këndoi Franca Edi Ramës, udhëheqësit megalloman të Shqipërisë. Para do ditësh ky i fundit doli në një konferencë për shtyp dhe porsi gjeli majë plehut kakariste dhe u fryhej gazetarëve duke thënë: “Unë jam njish!”. Duke ndjenjur gjithë ditën me “të fortë” lideri global flet si ata, bën humor si ata, kanos si ata me të njëjtat ngjyrime emocionale të fjalës, me të njëjtin fjalor të shpendit që e bëjnë therror për Vit’ të Ri.

Me një fjalë, ai po u tregonte njerëzve se është më i miri për të lypur (përherë për të mirën e vendit të tij). Pas këtyre fjalëve si një udhëheqës i përmasës së madhe që po vendos paqen në botë nga konflikti në Nargono-Karabak e deri Turqi-Greqi, ju lëshua Bashkimit Europian.

Read more

Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –

Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

Numërimi mbrapsht ka filluar –

Në mendjen e tij të vogël sa të një zogu kapadai BE-ja është Luigj Soreka apo ndonjë si ai që i ka në librin e pagës. Natyrisht dhe zotni Luigji dikur ia shprehte me sms që ishte “njish”, por nuk e çon dot më tej ullukun e ujit.

Edi Rama gjendet sot në krye të vendit me përqindjen më të ulët të vaksinimit në Europë. Valixhia magjike kontrabandë me ato pak doza ia vlejti vetëm sa të ngjiste pullën në ballë doktor Tritan Kalo. Të tjerat “me kismet”.

Edi Rama udhëheq qeverinë e Nusretit, e cila nuk e ka idenë kur, si qysh, tek do nisë e do të vazhdojë me vaksinimin. Ka reaguar me vonesë, është sjellë në tregun e madh botëror si maçok që këndellet në diell. Në Serbi vaksinat erdhën në një sasi të konsiderueshme nga Kina, ndërsa vëllami Vuçiç as lypi, as sulmoi Europën. Askush në BE nuk e ka për zemër që ai po bën diversion të hapur me Kinën a Rusinë, por asnjeri në këto kohë nuk shihet me sy të keq, nëse dëshiron që të ndihmojë popullin e tij.

Edi Rama është ndrysh’, ai nuk do që ta ndihmojë, por që ta gënjejë. Gënjeu qysh në krye, kur thoshte se kreu punë me COVAX, gënjeu kur shkoi në SHBA për të bërë shopping dhe doli në foto me drejtorin e Pfizer, po gënjen edhe sot me BE-në. Në kohën kur shtetet fqinje hynin në trativa direkte me kompanitë që mund të prodhonin vaksinat, ky kursente parapagesat, se kishte hallin e PPP-ve. Sot, nuk ka për shqiptarët, jo sepse Macron-i mban vaksina kot në magazet e tij, por sepse nuk je në planin e prodhimit, meqë nuk ke bërë më parë rezervimet.

Spanja do e vaksinojë 70 për qind të popullsisë deri në qershor, Italia po ashtu. Janë shtete që kanë popullsi 20 deri në 30 herë më të madhe se Shqipëria, e cila sipas “njishit të lypësave” ka nevojë për 14 muaj që t’i kryejë vaksinat.

Natyrisht, “vaksinimi” do të vazhdojë me parrullën lozonjare “Shqipëria buzëqesh”, shoqëruar me propagandën e ethshme të stadiumit. Që tani po e çmojmë shumë faktin që me një valixhe kontrabandë Edi Rama ka vaksinuar tre milionë e gjysëm shqiptarë. A e mendon njeri se sa do të arrijë me 10 mijë dozat e para që do i vijnë?

Nejse, rëndësi ka që ai është “njishi”, i cili po u nevrikos edhe pak e pushton Francën. Madje, në një drekë që pati me “të fortët” u tha atyre me të folmen e tij të rafinuar: “A t’i bim’ Francës?”. “Po ‘re – ju përgjigjën ata – bjeri q… robt! U bo Franca!”.

Etiketa: COVAXedi ramaFrancakontrabandëLuigj Sorekatë fortëtTi nuk din as me ta lypTi nuk din as me ta lyp (Përse Edi Rama nuk e pushton Francën?)vaksinavaksinimi\

Të Lidhura

Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –

Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –

nga 27
22:37 | 22/12/2025
0

Napoli fiton Superkupën e Italisë. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte triumfoi 2-0 ndaj Bolognas, në ndeshjen e luajtur në...

Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

nga 27
22:07 | 22/12/2025
0

Pas deklaratës që Ervin Salianji bëri gjatë protestës që opozita zhvilloi mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, se asnjë nuk mund ta...

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

nga 27
21:39 | 22/12/2025
0

Pas protestës së opozitës, mësohet se janë shoqëruar në komisariatin nr.1 disa qytetarë pjesëmarrës në këtë protestë. Në komisariat kanë...

Numërimi mbrapsht ka filluar –

Numërimi mbrapsht ka filluar –

nga 27
21:31 | 22/12/2025
0

Pas përfundimit të protestës së opozitës, ka reaguar Ili Meta. “Numërimi mbrapsht ka filluar!”, shkruan Meta ndërsa ka ndarë edhe...

Para
Basha: Viktimat e pandemisë, për shkak të kaosit që mbizotëron në spitalet tona

Basha: Rama premtoi shëndetësi falas, por e futi në kolaps

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –

Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –

22:37 | 22/12/2025
Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

22:07 | 22/12/2025
Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

21:39 | 22/12/2025
Numërimi mbrapsht ka filluar –

Numërimi mbrapsht ka filluar –

21:31 | 22/12/2025
Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

20:41 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –
  • Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –
  • Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Numërimi mbrapsht ka filluar –
  • Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’
  • Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –
  • Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com