Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë konferencës së sotme tha se kreu i PD është ndotësi numri 2 i Policisë së Shtetit, pas ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se pas 7 vitesh mashtrimesh, vjedhje dhe terror qytetarët nuk e besojnë më Ramën.
“Pas 7 vitesh dështime dhe premtime të pambajtura, 7 vite mashtrime, vjedhje dhe dështime, 7 vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare, 7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën. Boll më!” shkruan Basha.