Më paska blerë Ilir Meta, por nuk e paskam ditur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më paska blerë Ilir Meta, por nuk e paskam ditur

18:20 | 26/10/2020
në Kryesore
0

Nga Enkel Demi

Një nga këto profilet e fabrikës së shpifjes së Rilindjes më shkruante pak ditë më parë. Ndryshe nga mallkuesit e zakonshëm lajmësi i panjohur më akuzonte se më kishte blerë Presidenti Ilir Meta. Ai më thoshte që përderisa nuk flas për “aferën” e shtetësive jam i shitur tek kreu i shtetit. Me thënë të drejtën të të blejë Rilindja për një copë bukë si ndodh me këngëtarë e artistë, profilistë e analistë më duket ku e ku më keq se sa të të blejë Ilir Meta. Por, meqë më akuzuan, “ndjeva” keqardhje të thellë në këtë rast, sepse mirë që qenkam shitur dhe nuk e kam ditur, por nuk kam parë një kryq leku.

E njëjta gjë ka ndodhur me Presidentin Ilir Meta, i cili aprovoi një kërkesë timen dhe disa njerëzve të tjerë me qasje në publik. Pa kurrfarë pareje ai aprovoi, madje shpejt një kërkesë tonën për t’i dhënë shtetësinë shqiptare një artisti të rrallë që jeton në Prishtinë, i cili ka një kontribut të jashtëzakonshëm këto 30 vjet në muzikën shqiptare.

Read more

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Natyrisht, nuk e takova kurrë Ilir Metën për këtë çështje, por kryem një procedurë, të cilën ligji e parashikon të hollësishme deri në detaje. Askush në Presidencë nuk kërkoi shpërblim apo një favor të natyrës rilindase si fjala vjen që muzikanti të mbante një fjalim tek tubimi i Presidentit apo të porosiste ndonjë qëndrim a lajm në adresën time.

Sot, kreun e shtetit e akuzojnë për një lojtar të Tiranës dhe natyrisht për emra të tjerë, të cilët na dalin të lidhur me krimin. Fushata që po udhëhiqet ethshëm nga media pranë qeverisë dhe me konflikt të lashtë jo me Presidentin, por me Ilir Metën ka vetëm një qëllim; të zbehë punën e ndyrë dhe mafioze të inceneratorëve. Madje, nëse nuk mundet ta zbehë atë, ta barabisë me një tjetër në anën e përtejme të barrikadës.

Filozofia është e thjeshtë dhe që ka kohë që sponsorizohet nga dora vetë Edi Rama. Ai thotë: “Kriminelë që vjedhin vota kam unë, por kanë dhe ata. Para që vjedhim kemi ne, por kanë dhe ata. Mafiozë jemi ne, por edhe ata hyjnë në pazar me ne.”… dhe në fund deviza e mirënjohur: “Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka!”.

Pra, me pak fjalë të gjithë janë njësoj, ndaj mbajmë rilindasit ose si thonë tironcit, meqë po përmenden për një lojtar afrikan: “qorr për qorr e kom n’oborr”.

Kjo metodologji ka vite që është vënë në jetë nga Rilindja, e cila kur vuri re që nuk i fshihte dot të pëgërat që i kishin marrë shalët synoi t’i baltosë të tërë.

Kësaj radhe e bënë herë me sulme të përqendruara, herë me koncerte të përqendruara. Fjala vjen, kur shoh një tjetër muzikant të mirë të vendit tim, i cili mori damkën e rilindasit, nuk e urrej, nuk e përçmoj, por them se një hall i madh duhet ta ketë rreshtuar në atë anë, ku kokëulur duhet të thotë llogje që të zgërdhihen barqet e kërcyera të pushtetit.

Atë e konsiderojnë të shitur, kurse unë e konsideroj hallexhi. Ka dasht’ i Madhi Zot që me mua është treguar i mëshirshëm dhe nuk më ka vënë në prova të tilla, ndaj mund t’ia them qoftë edhe një profili kallp të propagandës: “ Jo nuk më ka blerë kush, as Ilir Meta”.

Etiketa: dora vetëedi ramaEnkel DemiIlir MetainceneratorëMë paska blerë Ilir Meta por nuk e paskam diturpropagandëqorr për qorr e kom n'oborrRilindasitRilindja

Të Lidhura

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

nga 27
09:46 | 03/04/2026
0

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn, bashkëshorten...

09:44 | 03/04/2026
0

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn, bashkëshorten...

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

nga 27
09:29 | 03/04/2026
0

Dashi Në marrëdhënie sot mund të ndjeni nevojën për më shumë afërsi dhe mirëkuptim, ndaj mos hezitoni të hapni zemrën....

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Para
Koronavirusi në Itali/ Sot më shumë viktima se një ditë më parë, ulet numri i rasteve të reja

Belgjika “çmendet”, detyron mjekët të shërbejnë edhe nëse kanë Covid-19

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

09:46 | 03/04/2026
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

09:44 | 03/04/2026
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

09:29 | 03/04/2026
Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –
  • Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –
  • Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –
  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –
  • Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com