Rama mbledh kryesinë delegon anëtarët nëpër degët e partisë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur dje kryesinë e partisë ku dhe ka përcaktuar të deleguarit e këtij forumi në të gjtiha rrethet për të ndjekur procesine zgjehdjeve në parti.
Anëtarët e kryesisë do të jenë si ndihmës të koordinatorëve aktualë që mbulojnë punën organizative në rajone. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, do të mbulojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të PSsë së Bashkisë së Vlorës, duke dubluar koordinatorin Koço Kokëdhima, i cili aktualisht mban pozicionin e sekretarit të Reformës Strukturore dhe Emigracionin.
Kokëdhima është emëruar koordinator për qarqet VlorëGjirokastër, ku ndoqi nga afër zgjedhjet në organizatat socialiste, por dhe të delegatëve të kongresit. Por duket se me ndarjen e re, Kokëdhima është dubluar edhe në Gjirokastër, për të ndjekur procesin e zgjedhjeve për kryetarin e PSsë në bashki. Kjo zhvendosje vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetit për Koço Kokëdhimën. Kryesia ka deleguar në Gjirokastër ministrin e pushtetit Vendor, Blendi Çuçi.
Një burim i kryesisë i tha gazetës “Panorama” se delegimet e reja kanë të bëjnë me shpejtimin e procesit të zgjedhjeve për kreun e PSsë në 61 bashkitë e reja, ndërsa ky delegim do të jetë i përkohshëm vetëm për këtë proces. Edhe në Tiranë bie në sy delegimi i Pandeli Majkos dhe Erion Veliajt për këto zgjedhje, ndërsa për zgjedhjet në Bashkinë e Durrësit është deleguar Vangjush Dako. Ndihmës në këtë fushatë zgjedhore, e cila duhet të përmbyllet deri në 22 maj, janë vënë edhe Erion Braçe për Bashkinë e Lushnjës, Ilir Beqaj për Bashkinë e Kukësit, Damian Gjiknuri për Bashkinë e Dibrës, Arben Ahmetaj për Bashkinë e Beratit dhe Armando Subashi për Bashkinë e Fierit.
Një vit më parë, kryetari i PS-së emëroi koordinator për rajonin e jugut, për qarqet Vlorë Gjirokastër, deputetin Koço Kokëdhima, ministri Saimir Tahiri koordinator i rajonit Tiranë-Durrës, ndërsa nënkryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, koordinator i rajonit Elbasan-Korçë. Për rajonin e qarqeve Fier dhe Berat, koordinator u emërua ministri Blendi Klosi, Lindita Nikolla koordinatore e rajonit Lezhë-Dibër, ndërsa Ditmir Bushati koordinator në qarqet Shkodër dhe Kukës.