Ditën e sotme ka filluar emisioni “ABC e Mëngjesit”, ku tema e parë që është trajtuar ka qenë e lidhur me inflencuesit dhe bota e tyre.
Në një moment, teksa gazetarja Romina Braho po diskutonte në studio lidhur me dallimin influencuesve dhe blogereve, ka ndërhyrë moderatori Enkel Demi, i cili ka marrë një shembull nga politika.
Ai ka kujtuar përplasjen e kryeministrit Edi Rama dhe moderatorit Mustafa Nano rreth një vit më parë lidhur me mosçeljen e negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“I vesh edhe Kol Balla tani brekushet… E mbani mend debatin mitik midis Muç Nanos dhe Edi Ramës që “të mësova unë të veshësh pantallona të kuqe”. Pra, këta si Rama i bie të jenë influencer ose në shqip ndikues”, tha Keli.