Eksperti ndërkombëtar për Zërin e Amerikës: Listat e hapura kërkojnë ndryshime në Kushtetutë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eksperti ndërkombëtar për Zërin e Amerikës: Listat e hapura kërkojnë ndryshime në Kushtetutë

20:40 | 12/07/2020
në Kryesore
0

Përgatiti: Armand Mero

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin e opozitës parlamentare për lista të hapura. Duke ju përgjigjur kundërshtimit të hapur të demokratëve, të cilët folën për një prishje të marrëveshjes së firmosur më 5 qershor me socialistët, përmes një statusi në Twitter, zoti Rama i kërkoi opozitës jashtë parlamentare që të mos thotë “u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë..”, shkroi zoti Rama.

Dje, zoti Basha deklaroi se kryeministri “po hedh në erë marrëveshjen e 5 qershorit”, dhe se “nëse Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime të tjera në kuadër të Reformës Zgjedhore, është i detyruar, sipas marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të kthehet në diskutimet e Këshillit Politik”. Marrëveshja parashikon në pikën 10 të saj që “në rast të çdo ndryshimi të karakterit tekniko ligjor të këtyre amendamenteve, nga ana e trupave parlamentare ato duhet të miratohen nga Këshilli Politik përpara votimit”.

Read more

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Kryeministri Edi Rama e cilësoi dje “një marrëzi” pretendimin sipas tij se po prishej marrëveshja e 5 Qershorit. Ai këmbënguli duke thënë se “marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket. Nëse ne do të kalojmë në Kuvend, Kodin dhe do të dalë një pikë, një kërkesë për të cilën kemi rënë dakort që mungon, apo që është tjetërsuar, atëherë le të na e thonë ku është, cila pikë. Po nuk mund të ndalohet Kuvendi i Shqipërisë, nuk mund të ndalohet Partia Socialiste e Shqipërisë, ashtu sikundër nuk mund të ndalohet asnjë deputet i Kuvendit të Shqipërisë që të shkojë përtej asaj kornize dhe për çfarë? Jo për të bërë Edi Ramën mbret, por thjesht për t’u dhënë qytetarëve më shumë pushtet në zgjedhje. Është komplet pa lidhje me njëra -tjetrën. Lidhja e këtyre të dyjave është më shumë politikë, sesa është shërbim ndaj të vërtetës dhe ndaj vendit”, theksoi dje zoti Rama.

Çfarë ndodh nëse shkohet drejt listave të hapura?

Nje ekspert ndërkombëtar i shpjegoi Zërit të Amerikës, se detyrimisht, “hapja e listave do të çojë në ndryshime kushtetuese”. Neni 68 i Kushtetutës përcakton ndër të tjera se “renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumëmërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës”. Sipas ekspertit “një përcaktim i tillë i referohet pikërisht listave të mbyllura”, ku renditja e kandidatëve ka rëndësi për emrat që marrin mandatin e deputetit.

Një ndërhyrje e dytë në Kushtetutës duket se do të duhet të bëhet edhe sa i përket faktit të shmangies së koalicioneve. “Listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktualeArmand të koalicioneve, sepse i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni artimetikisht, 40 parti këtej, 40 andej, nga 35 kandidatë secili në Tiranë. Një fletë votimi që do të ishte një qylym nga universiteti deri tek Monumenti i Skënderbeut. Kjo nuk do të thotë që ne kemi ndonjë tendencë, apo ndonjë qëllim të pengojmë që subjektet të bëjnë marrëveshjet mes tyre e të kenë një subjekt unikal. Kjo është çështje e tyre”, tha dje kryeministri.

Koalicionet janë një nga tre komponentet e një procesi zgjedhor, së bashku me Partitë politike apo individët që garojnë si të pavarur, të parashikuar në Kushtetutë. “Për pasojë, nëse ato do të ndalohen me ligj në Kodin Zgjedhor, nuk mund të qëndrojnë në Kushtetutë”, shprehet ekperti.

Për demokratët, “diskutimi nuk është për listat e hapura. Diskutimi i sotëm është për koalicionet parazgjedhore, të cilat prej fillimit të demokracisë kanë qenë përherë një realitet i pluralizmit politik, i sanksionuar në Kushtetutë, i sanksionuar në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut – e drejta për t’u bashkuar dhe bashkëpunuar në konkurimin politik. Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës. Zgjedhjet me koalicionin opozitar përballë”, deklaroi dje zoti Basha.

Sistemi aktual favorizon koalicionet duke i dhënë më shumë vlerë votave të partive të vogla nën ombrellën e një partie të madhe. Dhe në konfigurimin aktual politik, shmangia e koalicioneve, duket se do t’i shkonte më për shtat Partisë socialiste.

Shumica në pushtet dhe PD-LSI, arritën një marrëveshje me 12 pika, të cilat prekin Kodin Zgjedhor. Ndryshimet e pashmangshme kushtetuese që do të duhet të shoqërojnë nismën e listave të hapura “do të sjellin detyrimisht dhe prekjen sërish të Kodit”, shpjegon eksperti ndërkombëtar.

Të premten, ndërsa bëri publik mbështetjen ndaj kërkesës së opozitës parlamentare për hapjen e listave, dhe duke shpjeguar se përse nuk bëhet fjalë për një ndryshim të sistemit, kryeministri Edi Rama ju referua kodit të praktikave të mira të çështjeve zgjedhore të Venecias, dhe një deklarate interpretative që ka bërë Venecia, lidhur me mosndryshimin e legjislacionin për sistemin zgjedhor. “Venecia e sqaron shumë qartë, që nuk është absolute ajo që parathuhet dhe pikërisht, rregullimi në Kod i këtij ndryshimi është në diskrecionin e vendimmarrjes”, tha zoti Rama.

Por nisma që po mbështetet, nuk kërkon ndryshim të legjislacionit zgjedhor, për të cilin flet Venecia, por më parë të vetë Kushtetutës.

Sekretari i Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi tha të shtunën se “Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit. Ky frikacak, i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet”, deklaroi ai duke sjellë dy deklarata të përfaqësuesit socialist në Këshillin Politik Damian Gjiknuri, jo në favor të hapjes së listave.

Lidhur me nismën e shumicës, ambasada amerikane në Tiranë, tha se i qëndron deklaratave të ambasadores Yuri Kim të bëra të enjten në mbërmje në një intervistë në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla në Neës 24. “…Kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Marrëveshja, 5 qershori, është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri”, deklaroi ambasadorja amerikane.

Ndërkohë duket se për momentin dhe përfaqësia e BE-së i përmbahet komenteve të Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, pak para daljes së djeshme publike të kryeministrit. Ndërsa këmbëngulte për miratimin sa më shpejt nga parlamenti të marrëveshjes së 5 qershorit, ai shtonte se “reforma të mëtejshme, të lidhura me sistemin zgjedhor, përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të aprovohen të paktën një vit para zgjedhjeve dhe kërkojnë konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE-ja”.

/Zëri i Amerikës/

Etiketa: Armand Meroedi ramaEksperti ndërkombëtar për Zërin e Amerikës: Listat e hapura kërkojnë ndryshime në KushtetutëKryeministriKushtetutëlistat e hapurandryshimePartia DemokratikeShqiperiZeri i Amerikes

Të Lidhura

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

nga 27
11:20 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

nga 27
11:04 | 04/02/2026
0

Skuadra e Trabzonspor ka fituar me shifrat 3 – 0 ndaj Fethiyespor, raundi i 3-të në Kupën e Turqisë. Protagonist...

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

nga 27
10:40 | 04/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

nga 27
10:12 | 04/02/2026
0

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Para
Nuk do të quhet më Ura Vajgurore, qyteti merr emrin e vendbanimit antik

Nuk do të quhet më Ura Vajgurore, qyteti merr emrin e vendbanimit antik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

11:20 | 04/02/2026
Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

11:04 | 04/02/2026
Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com