Qeveria kërkon t’i mbyllë gojën medias. Gjobitet me 10 milionë lekë Sonila Meço dhe Artur Zheji – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria kërkon t’i mbyllë gojën medias. Gjobitet me 10 milionë lekë Sonila Meço dhe Artur Zheji

18:30 | 15/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Qeveria në represion ka gjetur një tjetër mekanizëm për t’i mbyllur gojën gazetarëve që nuk i shkojnë pas fijes. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur Sonila Meçon dhe Artur Zhejin dhe emisionet e tyre me 10 milionë lekë të vjetra.

Por, Sonila Meço ka reaguar duke sjellë shembuj të kolegëve të saj në botë, ndërsa shton se dikur asaj ia mbyllën transmetimin fare.

Reagimi i plotë i Sonila Meços:

Read more

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

Dakord!

Gjobë se jemi tre persona në studio dhe jo dy, sipas rregullores së qeverisë.
Qeveri që ka shtyrë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore deri në datë 23 qershor, mbi 30 ditë në mënyrë antikushtetuese. Unë kam shkelur rregullin me një njeri për tre orë, qeveria me të gjithë shqiptarët për 30 ditë.

Gjobë 10.000.000 lekë të vjetra, për të mbushur arkën e një shteti, që mbylli arbitrarisht 5 vjet më parë edhe një televizion, duke hedhur 500 punonjës në rrugë, që u dënua me qindra miliona euro nga gjykatat ndërkombëtare për shpronësimin anti ligjor dhe refuzon të paguajë në mënyrë antiligjore.

Gjobë pa paralajmërim, megjithëse me kolegë të televizioneve të tjera auroritetet vepruan kësisoj më herët. Pra shkeli qeveria rregullin në rastin e parë duke mos vendosur gjobë, por thjesht paralajmërim? Apo në të dytin duke vendosur gjobë pa paralajmërim?

https://www.facebook.com/sonilamecoA/posts/10217331235020445

Gjobë, ndërsa bëjmë detyrën për të informuar publikun edhe mbi masat jo ligjore dhe antikushtetuese të autoriteteve. P.sh a ka mundësi të na shpjegojë qeveria mbi çfarë argumentimi shkencor ka vendosur të ketë vetëm dy persona në studio televizive? Megjithëse në respektim të distancave dhe masave mbrojtëse? Kur në institucione brenda një zyre shumë herë më të vogël gjenden më shumë se dy persona? Në parukeri, fasoneri, dyqane e qendra tregtare?

Gjobë se nga dy ishim tre në studio ndërsa dëshmonim vendimet jo ligjore për shembje zonash muzeale në Krujë, ndërsa prokurori i antimafias italiane Gratteri dëshmonte se çereku i Shqipërisë rezulton i mbjellë me kanabis, teksa shqiptarët me zë e figurë dëshmonin mosmarrjen e pagës së luftës nga marsi e kur nënat na tregonin sesi privuar varfërie as bukë e arsim nuk i garantojnë dot fëmijëve. Dakord! Rregulli mbi faktet, dëshmitë dhe emocionet. E sidomos mbi interesin publik.

Po çfarë logjike shkencore kanë respektuar qeveritë në Itali e Gjermani, kur Piazza Pulita, Di Martedi e ZDF lejohen të mbajnë mbi 4 veta në studio? Madje me distanca më të vogla se tonat? Italia, vendi i pasojave tragjike të covid-19. Çfarë dinë shkencëtarët tanë për situatën në vend, që nuk na e thonë?

Gjobë 10.000.000 lekë të vjetra ndaj programeve televizive, se nga dy kishin tre veta në studio. Por nga ana tjetër qeveria marsh të lartë legalizimit të kanabisit, amnistisë fiskale dhe shembjes së Teatrit Kombëtar, duke shkelur ligje, rregulla, kushtetutë e parime.

Për mua personalisht asgjë e re, prej vitesh provova mbylljen e transmetimit live, me një ulje leve.
Qëndrimin tre vjet larg medias, profesionit tim.
Sulmin publik nga autoritete zyrtare.
Vendosjen në hartën europianë të kërcënimit si gazetare nga https://mappingmediafreedom.ushahidi.io/posts/23252.

Po për demokracinë, lirinë e shtypit, të drejtat e njeriut çfarë duhet të ndodhë më? Po sjell një citim të vyer të Ambasadores së SHBA-së në vend Yuri Kim, postim i 24 orëve më parë:
“”Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Reporterët duhet të bëjnë pyetje të vërteta, udhëheqësit duhet të japin përgjigje të vërteta. Kam respekt për Ilva Taren dhe gazetarët e tjerë shqiptarë të cilët bëjnë pyetje të vështira, kërkojnë faktet dhe fuqizojnë njerëzit që të kenë mendimin e tyre”.

Në foto: Vendimi për gjobitjen e RTV Ora dhe programit Tempora.
Studio e Piazza Pulita në La7 një javë më parë
Studio e DiMartedi në La7 një javë më parë
Studio e ZDF mbrëmë

Etiketa: Artur ZhejigjobemediaqeveriQeveria kërkon t’i mbyllë gojën medias. Gjobitet me 10 milionë lekë Sonila Meço dhe Artur ZhejirepresionSonila Meço

Të Lidhura

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

nga 27
15:05 | 03/02/2026
0

Trupa e Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim as këtë të martë për ankimimin e kryeministrit Edi Rama...

Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

nga 27
14:45 | 03/02/2026
0

Pas vështirësive të shumta në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe bllokimit për tetë orë të aksit Prrenjas–Librazhd në kthesat e Dragostunjës,...

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

nga 27
14:15 | 03/02/2026
0

Nga ora 14:00 e së martës, 3 shkurt, mjetet e vogla dhe peshkarexhat nuk do të lejohen të dalin në...

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

nga 27
14:11 | 03/02/2026
0

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka akuzuar mazhorancën se po e kthen Kuvendin në një “zyrë protokolli” që miraton automatikisht nismat...

Para
Rama: Nuk jua kemi ne fajin që s’keni marrë pagën e luftës (live)

Rama: Nuk jua kemi ne fajin që s'keni marrë pagën e luftës (live)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

15:05 | 03/02/2026
Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

14:45 | 03/02/2026
Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

14:15 | 03/02/2026
Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

14:11 | 03/02/2026
Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –

Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –

13:39 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –
  • Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –
  • Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –
  • Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –
  • Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –
  • Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –
  • Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com