Propozimi:Të përfshihen në ndryshimet kushtetuese, aktet referendare. Me mbi 100 mijë firma të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, mund të shkojmë në një akt referendar. Kjo do të thotë që politikanët duhet të kenë frikë nga fuqia e popullit
Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda, deklaroi në fjalën e saj në parlament, se votat e PDIU-së janë unanime pro reformës në drejtësi. Doda foli për qëndrimet e paqarta të dy partive për këtë reformë duke u përqëndruar tek ajo që propozon PDIU dhe që lidhet me votën e sovranit për ndryshimet në kushtetutë.
Referuar faktit se ndryshimet ën kushtetutë janë kryer me vullnetin e krerëve të dy partive, Doda foli për rezultatet e këtyre marrëveshjeve që në çdo rast kanë prodhuar kriza apo më keq akoma, këtë parlament ekzistues ku flitet për deputetë të inkriminuar. Doda përsëriti propozimine PDIU-së që në ndryshimet ën kushtetutë të përfshihet nëj akt pë referendumet me qëllim që ndryshimet e rëndësishme të mos mbeten në dorën e dy personave apo dy partive. Deputetja Doda foli edhe për për problemet me qeverisjen si dhe përsëriti kërkesën e saj për projektligjine propozuar për heqejne dekoratavë të persekutorëve komunistë. Më poshte fjala e plotë e deputtes Mesila Doda.
Do të doja ta nisja fjalën time me një keqardhje, që kolegët e opozitës nuk janë këtu, sepse nëse kanë diçka që duhet ta mbrojnë janë rezultatet dhe rekordet që kanë arritur në çështjet e infrastrukturës dhe përmisimit të saj. Ndaj besoj se shumë nga segmentet rrugore kanë qenë të përmisuara prej kohësh. Unë besoj se, ende ka një boshllëk të madh në përmisimin, që duhet të ndodhte në infrastrukturën rrugore të shtetit shqiptar, përgjatë këtyre katër viteve. Mjafton t’ju them, se në qoftë se doni që të kalojmë dhe të bëjmë një rrugë deri në Elbasan, do të shikojmë që segmenti i hapur është ai i para 3 viteve, nuk kemi asnjë përmisim. Rreth një jave më parë kërkova një interperlancë me Ministrin e Transporteve me z.Haxhinasto, për ecurinë e rrugës së Arbërit. Mos të harrojmë që përgjatë këtyre 3 viteve kemi dëgjuar infromacione nga më të ndryshmet, njëherë që është dhënë konçesioni, njëherë që është gjetur fondi, pastaj ka mbetur fondi në mes të rrugës. E vërteta është, që pjesë të tëra të Republikës së Shqipërisë kanë mbetur të izoluara dhe e vërteta është që gjatë këtyre viteve ka patur një mbetje në vënd, një ngecje të përmisimit të infrastrukturës rrugore dhe këtë nuk e përmisojnë dot as shifrat dhe as tendecat, për ti anashkaluar promblemet që po i jeton sot Shqipëria.
Për sa i përket marrësveshjes së sotme, besoj se çdo gjë që shkon në favor të përmisimit të infrastrukturës, por edhe përmirësimit të gjendjes ekonomike shqiptare, duhet të na bëjë të gjithëve që të ndjehemi mirë. Prandaj grupi parlamentar i PDIU-së, i voton të gjitha këto marrëveshje, sepse kanë të bëjnë me përmisimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, veçanërisht atyre të zonës së Vlorës, por mbi të gjitha ka një tregues tjetër, të një Shqipërie e cila ecën, të një Shqipërie e cila përparon. E them këtë, se për fat të keq edhe sot Parlamenti i Shqipërisë, nuk është se ofroi një situatë më të mirë se ajo e javëve të kaluara. Është bërë e udhës, që na shikojnë çdo të enjte dhe na thonë, po sot a u zutë pak në Parlament dhe në fakt, sot kishim 4 orë pa një çerek debatin e balozëve, të cilët shpalosën shpatat me fjalor nga më të ndryshimit, me një fjalor që besoj do ti kishte zili sot publiku, për nga mënyra e të shprehurit të shqipes dhe larshmëria e zhargonit të përdorur, sot në Parlament. Një gjuhë shumë larg standareve që meriton ky vend.
Të nderuar kolegë, rreth 24 orë më parë kemi patur një apel të ambasadorëve, përkatësisht të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe Ambasadores së Bashkimit Europian Romana Vlahutin, të cilët me një gjuhë shumë larg diplomatikes, i janë drejtuar parlamentarëve shqiptarë, duke na bërë në fakt të gjithëve fajtor dhe duke thënë se; nëse reforma në drejtësi ngec, atëherë ky do të jetë një problem i juaji, do jetë një promblem i klasës politike.
E them këtu dhe dua ta përsëris për të gjithë, se nuk e ndjej aspak veten, se mund të futem tek ata që mund të turpërohen, se çfarë bën kjo klasë politike, tek ata njerëz që bëjnë pjesë në komision, por edhe te ata të cilët e pengojnë reformën, të cilët bëjnë sikur duan ta çojnë përpara reformën dhe vazhdojnë ta ngecin dhe ta çojnë në kalendat greke. E them këtu, se grupi i PDIU-së, me një vendim unanim ka vendosur që të votojë pro reformës në drejtësi. Por ne kemi paraqitur disa amendamente dhe është mirë që, para publikut të dalë e gjithë e vërteta. Deri më sot është shprehur mendimi i ekspertëve dhe i dy forcave politike, të cilat grinden se si do i vendosin gjykatësit. Ndërkohë që, paketa kushtetuese që na është propozuar është shumë më e gjerë se kaq dhe prek fusha të ndryshme, për të cilat ne kemi pasur propozimet tona dhe publiku nuk i ka njohur ende.
Gjëja e parë dhe më kryesore është mënyra se si duan ta miratojnë dhe të aprovojnë ndryshimet kushtetuese. Kushtetuta e vitit 1998 është aprovuar me referendum në popull, prandaj ka një fuqi që i jep aprovimin nga sovrani. Sot po tentohet që pothuajse gjysma e akteve të Kushtetutës të miratohet me 2/3-t në Parlament, por Kushtetuta thotë se, mundet që të bjerë dakort po ashtu 2/3-ta e deputetëve, për ta çuar në një akt referendar. Pra realisht refeferendumi është pothuajse i pamundur për të ndodhur në këto kushte. Çfarë ka ndodhur deri më sot? Dy liderët kryesorë bien dakort, e ndryshojnë Kushtetutën brenda natës. Çfarë ka prodhuar kjo?! Ka prodhuar këtë Parlament që është sot. Një Parlament që për nga cilësia, nuk është një produkt i mirë i kohëve tona. Atëherë do vazhdojmë të mendojmë që dy liderët kryesore arrijnë që të sjellin produktin më të mirë? Unë nuk besoj!
Pikërisht për këtë arsye kemi sjellë një propozim që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese. E pra, në çdo rast edhe kur miratohet nga 2/3-ta edhe kur miratohet nga 3/5-t, aktet e Kushtetutës duhet të kalojnë patjetër në një proces referendar, pra duhet të kalojnë nga fuqia e sovranit. Ka ikur koha, ka mbaruar koha që, dy sulltanë të cilët mund të jenë në krye të partive të vendosin çfarë të bëjnë me këtë vend, të mirën apo të keqen. Kemi parë se çfarë kanë prodhuar dhe nuk mund të jetë dot një lojë e cila vazhdon pambarimisht. Ky është propozimi ynë i parë.
Po ashtu në të njëtin nen, i është hequr e drejta sovranit, që të propozojë ndryshime kushtetuese. Ne propozojmë, që jo me akte të veçanta që janë sot në fuqi, me 10 deri në 50 mijë firma, por me më shumë firma njerëzish, në mënyrë që ti japin një qëndrueshmëri Kushtetutës. Me mbi 100 mijë firma të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, mund të shkojmë në një akt referendar. Çfarë do të thotë kjo?! Kjo do të thotë që politikanët duhet të kenë frikë nga fuqia e popullit. Deri më sot politikanët shqiptarë nuk kanë aspak frikë nga ajo se çfarë populli mendon, apo çfarë populli dëshiron. Ndaj mënyra më e mirë është, që në paketën kushtetuese që ne presim të miratojmë duhet të futet patjetër dhe mundësia, për një akt referendar në të ardhmen.
Çështja e dytë që do doja të flisja para jush ka lidhje me procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve. Deri tani shqiptarët dinë vetëm këtë, që do kenë gjyqtarë të cilët do zgjidhen me 3/5-t apo 2/3-t. Thënë më ndryshe do zgjidhen me fuqinë e mazhorancës së sotme, apo do jetë pjesë edhe opozita. Për mua ky duhet të jetë shqetësimi i fundit, pasi ajo që ka prodhuar politika deri më tani, nuk është një produkt i mirë. Ndaj besoj se, nëse do të kishte një thelb të vërtetë duhet të ishte që gjyqtarët dhe i gjithë sistemi i drejtësisë duhet të ndahet nga politika. Të kenë mundësi të ushtrojnë pushtetin e tyre, në mënyrë të pakushtuzuar nga zgjedhjet politike brenda Parlamentit. Nëse flasim për gjyqtarë që zgjidhen me 3/5-t apo 2/3-t, çfarë legjimiteti ka Presidenti i Republikës që zgjidhet me 71 vota?! A i kemi dhënë legjimitetin e duhur Presidentit të Republikës?! Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë zgjidhet me 71 vota, ndërkohë që gjyqtarët që janë më poshtë në sistem, mendohet se duhet të zgjidhen, me më shumë vota. Kjo duhet të jetë një nga pikat kryesore dhe duhet të diskutohet në Parlamentin e Shqipërisë dhe jo në nivel ekspertësh. Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet me vota nga populli. Nëse flasim për një demokarci që e kemi shtrëmbëruar në thelb, e kemi shtrembëruar pikërisht, duke i hequr fuqinë sovranit dhe duke ja lënë fuqinë marrëveshjeve të natës dhe marrëveshjeve të vogla, të cilat prodhojnë paqëndrueshmëri për sistemin.
Më së fundi do doja të prekja një pike, e cila është shumë e rëndësishme për Partinë Drejtësi, Integrim, Unitet, por dhe për mua personalisht. Kemi kërkuar në aneksin e propozuar, për pastrimin e figurës së zyrtarëve të drejtësisë, të shtohet një kaluzolë, e cila parashikon kontrollin e figurës nga një komision i pavarur i kualifikimit. Të parashikohet që, në bashkëpunim me Autoritetin për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, të shikohet nëse personat të cilët duhet të futen në sitemin e drejtësisë dhe kanë pozicione të larta në të, duhet të shikohet nëse ka patur funksione, për të cilat ka arsye të mjaftueshme, për të besuar se subjekti mund të paraqesë rrezik real për të dejtat e njeriut dhe demokracinë. Pra funksione të caktuara shtetërore, që kanë përgjegjësi reale për hartimin dhe zbatimin e politikave të Qeverisë, ose funskione të caktuara shtetërore, që mund të urdhërojnë dhe kryerjen e abuzimeve me të drejtat e njeriut. Kjo, e kufizuar në kohë për 10 vitet e fundit në diktaturë. Pse e themi këtë? E themi, pasi shumë nga nenet që janë paraqitur sot, me mënyrën si na janë paraqitur, i është lënë një shteg i hapur të gjithë personave që kanë punuar në sistemin e drejtësisë, në sistemin gjyjqësor, në organet e Prokurorisë, përgjatë kohës së diktaturës. Kjo sjell që, personat e inkriminuar rëndë mund të futen dhe të bëhen po ashtu pjesë e procesit. Çfarë do të thotë kjo?! Po tentojnë të heqin Prokurorë apo Gjykatës, të cilët mendohet se kanë lidhje me korrupsionin dhe ndërkohë i kemi lënë një shteg të hapur personave, që janë politikisht të inkriminuar, që gjatë kohës së diktaturës.
Do e them, do e përsëris dhe nuk do lodhem asnjëherë duke e përsëritur, se ky vend nuk do gjejë kurrë qetësi nëse nuk do bëjë një ndarje morale dhe praktike me të kaluarën. Ne kemi paraqitur disa nisma ligjore, e fundit që ka lidhje me dekoratat e personave, që kanë qënë të inkriminuar gjatë diktaturës dhe ende nuk është marrë në shqyrtim. Ndaj unë përsëri sot gjej rastin që ti kërkoj, Kryetarit të Kuvendit, të përshpejtojë procedurën për miratim në Komisionin e Ligjeve dhe në komisionet e tjera, ligjin për heqjen e dekoratave. Por krahas me të, dua t’ju bëj një pyetje të nderuar kolegë. Para një viti e gjysëm keni miratuar ligjin për hapjen e dosjeve. E miratuat siç deshi Kryeministri. Ne nuk e sollëm kështu, e sollëm bashkë me ligjin për lustracionin. Si është e mundur, që një ligj që e sollët vetë keni një vit e gjysëm që e lini ta pazbatuar?! Si ka mundësi që nuk keni miratuar ende Komisionin për Verfikimin e Figurave?! A doni të bëni ndonjë punë reale, apo të bëni gjasme?! Ky është një vend, që bën sikur ka siguri dhe siguri nuk ka, bën sikur ka rrugë dhe rrugë nuk ka, bën sikur ka stabilitet ekonomik dhe njerëzit kanë varfëri keq e më keq, bën sikur kemi përmirësim të treguesve të demokracisë dhe nuk i ka këto përmirësime. A do vendosim të kemi një qasje të vërtetë me njerëzit, apo do ti detyrojmë vetën që të dalin dhe të flasin Ambasadorët sikur jemi një Republikë, e cila ka shkuar në kolonializëm dhe më thellë. Këtu e kemi çuar veten! E kemi çuar veten në mënyrë të tillë që, Ambasadorët të vijnë dhe të flasin me zërin e popullit. Unë këtë nuk e pranoj, zërin e njerëzve që votojnë duhet ta personifikojmë ne këtu, duhet ta mbështesim ne, që jemi në këtë sallë Parlamenti dhe mbi të gjitha të mos harrojmë se, nuk jemi ushtarë. Ne jemi parlamentarë, ne kemi përgjegjësi politike, kryetarët e partisë nuk janë zotër, nuk janë mbretër, nuk janë sulltanë të politikës shqiptare. Ne e kemi përgjegjësinë, ne duhet ta ndryshojmë këtë vend.
Ju lutem të nderuar kolegë, reforma në drejtësi është primare, por duhet të shikojmë cilësinë e të gjitha akteve që na ofrohen.