Leonard Solis: Nuk jemi në luftë, përndryshe Edi Rama do ishte me qira tek shtëpia e Henri Çilit në Labinot-Mal (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Leonard Solis: Nuk jemi në luftë, përndryshe Edi Rama do ishte me qira tek shtëpia e Henri Çilit në Labinot-Mal (film)

17:55 | 17/04/2020
në Kryesore
0

Një nga njerëzit që dje në mbrëmje ka shkaktuar më tepër polemika është një personalitet i politikës dhe shëndetësisë në Shqipëri. Ai është ish-ministri i shëndetësisë Leonard Solis.

Ai ka komentuar edhe ndryshimet e fundit të Kodit Penal, fjalët që përmendi për deputetët shqiptarë janë bërë hit në rrjetet sociale; ai tha se deputetët janë bërë si majmunë me kallashnikov në krah që gjuajnë kuturu e vrasin njerëz.

Pjesë nga biseda:

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Ky ishte një nga mesazhet që doja të përcillja dje”, tha Solis.

Enkel Demi: A jemi në luftë vërtetë?

Leonard Solis: Nuk jemi në luftë. Doja të bëja dallimin me këtë. Jemi në një situatë të jashtëzakonshme, situatë pandemie. Jemi në një situatë ku askush nuk të shtrin dorën dhe sidomos në fazën e parë të pandemisë, kur është faza e lockdown-it, e shock-ut. Është një situatë tepër e vështirë shëndetësore por nuk është luftë. Nëse do të ishte luftë do kishte bombardime, prishje, shkatërrime. Kryeministri shqiptar do të banonte me qira në shtëpinë e Henri Çilit në Labinot-Mal dhe jo në Surrel. Lufta nuk ka terezi, nuk ka llogari por merr të mëdhenj e të vëgjeël është e tmerrshme, nuk karregulla, nuk ka formula. Shumë ministre dhe ministresha do kishin ikur nga qeveria fshehurazi pa dhënë dorëheqjen. Lufta pasi përfundon hap fronte të reja pune, hap fronte në ndërtim ndërkohë që epidemiologjia është shumë më e hidhur në këtë pjesë. Nuk hap vende pune, prodhon mizerabilitet, prodhon papunësi, prodhon ulje konsumi etj, gjithë trë këqijat i ka por nuk është luftë.

Enkel Demi: Fjalën luftë e kanë përmendur një pjesë e mirë e pushtetarëve të vendeve të tjera…

Leonard Solis: Varet se cfarë lufte i thua, por në kuptimin klasik është tjetër gjë. Lufta bëhet dallimi në aspektin ekonomik njerëzor, të aspektin e kritereve të formulës. Nuk ka luftë që bëhet mbi 70 vjec.

Enkel Demi: Dje kryeministri ynë tha që kjo është një situatë krejt e vecantë por ekonomia edhe mund të bjerë por ringrihet por jetët e njerëzve nuk rikthehet. Ai ka zgjedhur shkatërrimin ekonomik por mbrojtjen e jetëve.

Leonard Solis: Për të qenë i sinqertë është një situatë që deri tani është menaxhuar mirë. Task forca dhe ISHP ka për detyrë që atë dallgë sëmundje që do përmbysë spitalet ta hollojnë dhe të mos krijojnë dyndjen ku njerëzit të vdesin ku mjekët detyrohen të vendosin se kë do të trajtojnë. Kjo për shumë faktorë deri tani është arritur.

Mund të krenohemi në ballkan dhe në europë për menaxhimin e mirë në kohën e duhur. Problemi qëndron se ne e kemi nisur këtë garë sikur është 100 m, dhe jo një maratonë.  Ky është problemi, cfarë frymëmarrje do të mbajmë për ekonominë dhe cfarë frymëmarrje do të mbajmë edhe për sistemin shëndetësor dhe për ata qindra-mijëra të sëmurë që sot nuk po marrin dot asnjë shërbim në spitalet publike sepse janë të bllokuar për hatër të Covidit. Në këtë situatë mundet të sakrifikojmë shumë persona që nuk kanë Covid por që vdesin, edhe këta janë viktima ndaj dhe duhet të kemi një ekulibër.

Enkel Demi: Shqipëria ka kaluar situata dramatike në pikëpamjen ekonomike edhe më parë por në rastin konkret bëhet fjalë për investime shumë të mëdha që janë hedhur në shqipëri dhe kriza është krizë likuiditeti, që do të thotë se nëse nuk ka likuiditet nuk ka mundësi të qarkullosh mall, pra nuk ke mundësi të blsh sheqer e miell. Njerëzit që po kërkojnë sot ndihmë janë të shtresës së mesme. Pikërisht këta po paragjykohen, dje janë paragjykuar futbollistët me idenë se ata kanë fituar para dhe nuk kanë nevojë për ti ndihmuar, kjo mund të na cojë në një lloj kolapsi që ne si shoqëri të kemi nevojë për respiratorë…

Leonard Solis: Është tjetër gjë analiza e e konomisë në makro që bëjnë ekspertët lidhur me parametrat, borxhin etj. ajo që shoh cdo ditë është se ne vuajmë në mënyrë kapilare, familje për familje pavarësisht se problemi qëndron në makro. Edhe shtresa e mesme vuan, po qe se nuk do të lejohej gradualisht në varësi të situatës, situata do të përkeqësohej, dhe shteti nëse u thotë njerëzve që; nuk do shkoni në punë për një kohë afatgjatë,  duhet ti ketë koqet deri të gjuri. /abcnews.al

Etiketa: edi ramaEnkel DemiHenri Çiliish ministri i shendetesiseKoronavirusiLabinot MalLeonard SolisLeonard Solis: Nuk jemi në luftë përndryshe Edi Rama do ishte me qira tek shtëpia e Henri Çilit në Labinot-Mallockdownluftëpandemishock

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rama i kërkon ndihmë opozitës: Le t’i bashkojmë forcat, vetëm një fije na ndan nga ecja në krye ose kthimi pas

Izolimi deri të hënën/ Rama konfirmon kush do lëvizë lirshëm, të gjithë të tjerët në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com