Ish-Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj gjatë një interviste të dhënë foli për situatën që po kalon vendi si pasojë e pandemisë.
Malaj u ndal më shumë tek situata në arsim në kushtet që po kalon vendi duke shprehur rezerva për masat e marra nga qeveria.
Teksa foli për nismën e qeverisë për mësimin online ajo tha se ky sistem ka shumë mangësi pasi aplikimi i tij kaq shpejt i gjeti të papërgatitur nxënësit, studentët dhe stafin arsimor dhe gjithashtu shprehet se sistemi ynë arsimor ka mangesi në kushte normale jo më në kushtet që ndodhemi tani.
Një grup tjetër që do preket shumë nga kjo situatë në arsim janë maturantët pasi i gjen në kohën më të keqe tha Malaj.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/501589043868590/?t=0