Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut lidhur me çështjet e sigurisë në Ballkan, sapo ka përfunduar diskutimi për Ballkanin Perëndimor në një tryezë të rrumbullakët.
Siç shihet në foto, kryeministri Edi Rama është ulur përballë presidentit serb, Aleksander Vuçiç, i cili shfaqet i qeshur, ndërsa pranë tij është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Disi më i veçuar nga treshja e mësipërme duket kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti, i cili në një deklaratë të tijën të mëparshme nga Konferenca do të shprehej: “Mafia është sektori i vetëm i integruar plotësisht në Ballkanin Perëndimor. Ajo çfarë na duhet përreth Ballkanit është që prokurorët të jenë njerëzit më të famshëm, e jo ne, kryeministrat ose ministrat e jashtëm”.
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka njoftuar në një deklaratë të botuar nga mediat iraniane se shefi...








