Me tensione të shumta është shoqëruar sot mbledhja socialiste për konstituimin e Këshillit të Bashkisë Shkodër, pranë ambienteve të Bibliotekës së Universitetit Luigj Gurakuqi.
Pjesëmarrësit në mbledhje janë pritur me protesta të shumta nga qytetarët të cilët ishin tejet të acaruar.
Turma e protestuesve ka qëlluar me shishe uji në drejtim të atyre që dolën nga mbledhja e Këshillit, me në krye Tom Doshin ndonëse mbrohej nga roje private dhe policia.
Shkodër/ Protestuesit u hedhin ujë këshilltarëve, Doshi: Vendimet i merr Edi Rama!