Deputeti Lefter Maliqi përmes një positimi në facebook e ka quajtur votimin e së dielës një turp pasi vetëm 10% e shqiptarëve votuan.
“Mirënjohje socialistëve të ndershëm, demokrateve, lsi-se, çamëve, minoriteteve etj pra gjithe shqiptarëve që i lanë dje kalorësit të rilindjes në dorë tepsinë, timonin, filxhanin. Rama ik, largohu, hapi rrugë zgjedhjeve demokratike të lira të parakohshme”, shkruan ai.
Postimi i plotë
Turp 10% e shqiptarëve votuan, dështim total i Rilindjes krimit. 30 Qershori ditë dështimi i instalimit të diktaturës dhe 1 Korriku ditë e bardhë per shqiptaret dhe të ardhmen në BE. Ju siguroj që po të vëzhgohezhin e monitoroheshin votat nga Opozita 5% dalin të pavlefshme dhe 5% u mbushen vetë plus shantazhimit të administrates për votime.
Sms -të me posht flasin vet për manipulimet, kërcënimet, shantazhimet, pavlefshmëritë. Sqaroj se në një sms ka qenë bashkëshortja e dajës së deputetes dhe jo hallua. Mirënjohje socialistëve të ndershëm, demokrateve, lsi-se, çamëve, minoriteteve etj pra gjithe shqiptarëve që i lanë dje kalorësit të rilindjes në dorë tepsinë, timonin, filxhanin. Rama ik, largohu, hapi rrugë zgjedhjeve demokratike të lira të parakohshme. Shqiperia si Europa.