Rrjeti i njohur televiziv amerikan, “Fox News”, ka raportuar protestën e bashkuar të opozitës mbrëmjen e djeshme ku u shoqërua me tensione.
“Fox News” raporton se mijëra vetë rrethojnë Parlamentin shqiptar dhe kërkojnë zgjedhje të reja.
“Opozita akuzon kabinetin e kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin. Gjithashtu ndërtesa e Parlamentit ishte rrethuar nga qindra forca policore dhe tela me gjemba”, shkruhet më tej në faqen e “Fox News”.
Gjithashtu përmendet edhe djegia e mandateve të opozitës e thuhet se ata hoqën dorë nga vendet e tyre në parlament në shenjë proteste ndërsa vendet e tyre në parlament janë mbushur me kandidatë të rinjë. Opozita, nuk i ka marrë parasysh thirrjet e BE-së, SHBA-së dhe organizatave ndërkombëtare për të hyrë në bisedime me rivalët politikë.
https://www.foxnews.com/https://www.foxnews.com/world/albanian-opposition-demands-fresh-polls-in-a