Si u kthye tradita 50-vjeçare e votës unanime në Partinë Socialiste
Më 12 qershor 1991, Fatos Nano u zgjodh kryetar me votat unanime të anëtarëve të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së. Anëtarët e KPD-së ishin zgjedhur po atë ditë nga 1500 delegatët e Kongresit të 10 të PPSH-së. Ishte moment i fundit kur kjo parti u thirr Partia e Punës së Shqipërisë, ku vota kishte qënë unanime për liderët e plotfuqishëm në parti, për Enver Hoxhën e më pas për Ramiz Alinë. Për 47 vite, udhëheqësi fitoi në një proces formal zgjedhjesh me 99.99% të votave të shqiptarëve.
Ishte hera e fundit që kjo parti do të aplikonte të njëjtin mentalitet në procesin e zgjedhjeve, për 14 vitet që do të vinin. PS e drejtuar nga Fatos Nano u nda nga historia e votës unanime për liderin e partisë. Në 14 vitet e ardhshëm pati garë në PS edhe pse me shumë probleme të cilat lidheshin me nivelin minimal të demokracisë në partitë politike në Shqipëri. Fatos Nano e drejtoi Partinë Socialiste 14 vite, nga 12 qershori 1991 deri në shtator 2005. Gjatë kësaj kohe janë zhvilluar katër kongrese zgjedhore, në tri prej tyre është zgjedhur edhe kryetari i partisë. Rezultatet e ngushta mes rivalëve në garë jo vetëm për kryetarin e partisë por edhe për poste të tjera, dëshmojnë për një garë brenda PS-së së asaj kohe.
Kjo traditë e PS-së së drejtuar nga Fatos Nano do të prishej me ardhjen e Ramës në krye të PS-së. Ndoshta Rama e ka fituar zemrën e të gjithë socialistëve ndaj dhe ai votohet me mbi 95 për qind prej dhjetë vitesh, pra vetëm 3-5 pikë përqindjeje më pak se paraardhësit e tij në këtë parti, Enver Hoxha e Ramiz Alia. Në momentin e parë kur u zgjodh në krye të partisë në 9 tetor të vitit 2005, megjithë problemet që pati ai kongres, Rama u zgjodh në garë me Rexhep Meidanin në një rezultat relativisht të ngushtë. Prej atij moment, rezultatet pro Ramës janë gjithmonë 95% e më lart.
Një histori e shkurtër zgjedhjesh në PS
Në qershor të vitit 1992, u zhvillua kongresi i parë zgjedhor i PS-së. Në atë kongres Fatos Nano garonte me Maqo Lakrorin. Vetëm një vit kohë e ndante historinë e PS-së nga ajo e pararadhëses së saj PPSH. Nano ndjeu si nevojë largimin e disa figurave të rëndësishme të PPSH-së që i kishin mbetur në strukturat drejtuese të PS. Në atë kongres Fatos Nano largoi nga drejtimi i partisë Spiro Deden, i cili kishte qënë Sekretar në Komitetin Qëndror të PPSH-së. Njëri prej nënkryetarëve, Servet Pëllumbi, u zgjodh sërish nënkryetar i PS-së. Namik Dokle, ish-anëtar i Komitetit Qendror, kryeredaktor i gazetës së PS, “Zëri i Popullit”, u zgjodh gjithashtu nënkryetar i partisë dhe kryetar i grupit Parlamentar të PSSH. PS-ja nisi kështu rrugën e gjatë të reformimit.
Ngjarje të rëndësishme politike tronditën Partinë Socialiste në rrugën e saj të reformimit. Një prej tyre ishte edhe arrestimi i Fatos Nanos në verën e vitit 1993. Por megjithëse Nano vazhdoi ta drejtojë partinë nga burgu, në radhët e partisë së tij do të lindnin shpejt kundërshtarët e kryetarit Nano. Mes betejash të shumta mes grupeve kundërshtare në PS, Nano e mbajti postin e kryetarit të partisë deri më 1999 kur ai dha dorëheqje nga ky post për tu rikonfirmuar me një proces zgjedhjesh, ku përballë do të kishte Pandeli Majkon.
Kongresi i i dytë i PS-së tetor 1999
Së bashku me dorëheqjen nga kryesimi i Partisë, Fatos Nano ishte dorëhequr edhe si kryeministër. Tashmë atë post e mbante rivali i tij në garën partiake Pandeli Majko. Pati një fushatë të fortë mes të dy kandidatëve në bazën e partisë. Pandeli Majko mbështetej nga grupi i Ilir Mertës ndërsa Fatos Nano nga pjesa tjetër e partisë.
Me parullën “Na t’birtë e shekullit të ri”, nisi punimet kongresi nga ku do të dilte kryetari i ri. Atje përplaseshin dy grupe kundërshtare, grupi “Nano” dhe grupi “Majko-Meta”. Në fjalimet e mbajtura prej secilit reflektohej qartë konflikti në parti. Në seancën e zgjedhjeve të kongresit Fatos Nano u rizgjodh kryetar me 297 vota përkundrejt kandidaturës së Majkos me 261 vota. Pra dieferenca është vetëm 36 vota.
Konresi i tretë i PS-së, dhjetor 2003
Më 12 dhjetor 2003 do të zhvillohej kongresi tjetër zgjedhor i PS-së. Kishte ardhur fundi i betejës së tejzgjatur politike brenda grupeve kundërshtare në PS. Fatos Nano e Ilir Meta nuk mund të bashkjetonin më. Kongresi i dhjetorit 2003 do të përcaktonte ndarjen në dysh të kësaj partie. Pikërisht në atë kongres u shfaq si kandidat edhe Edi Rama. Ai hyri në garë përballë Nanos në kushte të ngjashme si dhe kandidati tjetër Rexhep Meidani. Fatos Nano u rizgjodh kryetar i PS-së me 456 vota. Sfidantët e rinj Rama e Meidani morën përkatësisht nga 41 dhe 61 vota.
Kongresi i 9 tetorit 2005
Me humbjen e PS-së në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, Fatos Nano dha dorëheqje nga kryetari i Partisë Socialiste. Ishte një pikë e rëndësishme e statutit të PS-së e propozuar nga Edi Rama në platformën e tij të majit të vitit 2005. Edi Rama ishte aty në PS duke pritur këtë moment, ikjen e Fatos Nanos nga PS. Rama u angazhua në PS me mbështetjen e Gramoz Ruçit por edhe me bekimin e Ben Blushit. Megjithë këtë mbështetje Rama mezi ia doli të fitojë postin e kryetarit të PS-së. Në të vërtetë në ditën e parë të kongresit Rama u rrëzua me votë sepse plaforma e tij për ndryshime në statutin e partisë nuk u votua nga 650 delegatët e kongresit socilaist. Por me angazhimin e marrëveshjeve të orëve të vona të natës, kongresmenët e PS-së ia dhanë votën Ramës vetëm një ditë më pas.
Në garë me Edi Ramën ishte ish-presidenti Rexhep Median. Edi Rama mori 297 vota, ndërsa Rexhep Meidani 151, po kështu për postin tjetër drejtues, Pandeli Majko mori 284 vota, ndërsa Arta Dade 164. Diferenca mes fituesve dhe sfidantëve është relativisht e vogel por e pakrahasueshme me rezultatet që do të pasonin historinë e zgjedhjeve në PS.
Kongresi i 12 majit 2007
Edi Rama nisi të drejtojë Partinë Socilaiste, mes betejash me ata që quheshin mbështetës të nanos në PS. Pori u deshën vetëm dy vite dhe Edi Rama e ndryshoi rrënjësisht PS-në. Ndryshoi tërësisht forumet e partisë dhe përbërjen e tyre. Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PS, mori emrin Asambleja Kombëtare e PS-së, sekretarët u ndryshuan. Gjithçka në PS, mori “fytyrën” e Edi Ramës.
Më 9 prill 2007 u mblodh kongresi i PS ku dhe u paraqit nga kundërshtarët e Ramës “rezoluta për mirëkuptim”. Rezoluta u rrëzua në kongresin që zhvillohej për herë të parë me dyer të mbyllura . pati një betejë me një grup shumë të rëndësishëm në PS, në emër të të cilëve lexoi rezolutën Pandeli Majko. Megjtihatë zhurma e tyre u shua shumë shpejt sepse Rama u zgjodh në krye të PS-së me një rezultat plebishitar 97%.
Sipas parimit “një anëtar, një votë”, më 12 maj u rizgjodh Edi Rama kryetar i PS, përballë kandidatit formal Shkëlqim Meta. Një grup zyrtarësh të kësaj partie kontestuan procesin duke e cilësuar të parregullt. Ata pretendonin se në votime morën pjesë një numër më i vogël i anëtarësisë, i pamjaftueshëm për të legjitimuar Ramën si kryetar të PS-së. Dy orë para përfundimit të procesit kishte dhënë dorëheqjen kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë, Zamira Caka. Ajo tha pas dorëheqjes se kishte marrë këtë vendim, pasi ishte kundër disa procedurave, që cenonin legjitimitetin e procesit zgjedhor në PS. Megjithatë Edi Rama u zgjodh kryetar i PS-së me 97%.
Humbja e PS-së në 2009, dhe rikonfirmimi i Ramës
PS me koalicionin e saj humbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe mbeti në opozitë, ndërsa LSI-ja, me 4 deputetë, hyri në koalcion me PD-në. Ben Blushi dhe disa deputetë e anëtarë forumesh i kërkuan Ramës të japë dorëheqjen sipas statutit të partisë, pasi partia humbi zgjedhjet. Edi Rama kontestoi rezultatin e zgjedhjeve, megjithatë pranoi se i është ndërprerë mandati, dhe deklaroi thirrjen e elektoratit për zgjedhjen e kryetarit të ri. Edi Rama shpalli rikandidimin, madje për një mandat katërvjeçar, dhe jo për një mandat dyvjeçar, që do të ishte vazhdimi i mandatit të ndërprerë.
Ben Blushi dhe grupi i tij paraqitën një platformë me ndryshime në statutin e partisë. Platforma u rrëzua në kongresin e 29 gushtit, i cili gjithashtu u zhvillua me dyer të mbyllura. Për postin e kryetarit të PS-së u paraqtiën tre kandidatë: Edi Rama, Arben Malaj dhe Maqo Lakrori. Ky i fundit prej katër vjetësh ishte larguar nga politika aktive e kësaj partie, por ishte një ndër themeluesit e saj. Arben Malaj deklaroi tërheqjen nga gara, pak orë pasi e shpalli kandidimin, duke pretenduar se procesi ishte cenuar qysh në nisje. Rama e Lakrori zhvilluan bashkë fushatën elektorale brenda partisë dhe në fund të garës Edi Rama u rizgjodh kryetar i PS-së me 93% të votave, përkundrejt 6,5% që fitoi rivali i tij Maqo Lakrori.
Pak ditë më parë më 9 prill 2016, Rama thirri sërish anëtarësinë në votime. Kë3saj herë në referendum. Socilaistët u ftuan nga Rama ti përgjigjen pyetjes: Në se partia Socilaiste është në Pushtet dhe kryetari është zgjehdur kryeministër, a konsiderohet I rinovuar automatikisht mandate i kryetarit”.
Këtë vendim e kishte kundërshtuar ben Blushi i cili kishte kërkuar qysh heret garë në PS, pra të zgjidhej kryetari i Partisë Socilaiste ashtu siç e parashikon statutit. Megjtihse Blushi e konsideroi shkelje të statutit këtë vendim të kongresit të marsit, kështu u vendos. Socilaistët votuan pro rinbovimit të mandatit të Ramës në shifrën 95%, duke vazhduar kështu në traditën e votës unanime trashëguar nga PPSH-ja, e rikthyer nga Edi Rama dhjetë vitet e fundit.