Faleminderit zotit për bombën! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Faleminderit zotit për bombën!

09:59 | 12/04/2019
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi/

Përderisa “qeveria  nuk mund të përmbyset ndryshe përveçse me dinamit, atëherë duhet të falënderohet Zoti për dinamitin!”, pat shkruar shkrimtari amerikan, Mark Tween kur një grupim revolucionarësh dhe terroristësh të vetëshpallur rus vranë Carin Aleksandrin II, përmes shpërthimit të një bombe, në vitin 1881…

Terrorizmi politik është i lashtë, nuk është i ri. Edhe sot, kur mund ta përmbysim qeverinë me ‘bomba’, atëherë ‘ pse na duhet parlamenti?!’, falënderojmë zotin për bombat, për gurët, për hunjtë…, që lëshon opozita kundër Parlamentit!

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Një nga gazetarët më të afërt të Bashës, zoti Lela, burri i një anëtareje të udhëheqjes së PD, u detyrua të shkruajë të vërtetën se Partia Demokratike është një organizatë terroriste që do të vrasë ‘carin’ me dinamit.

Ai shkruan se zyrtari amerikan Palmer erdhi në Shqipëri me qëllim që të fusë në sistemin politik partitë që kanë dalë nga sistemi politik, si PD dhe LSI.

‘Amerikanët, në të gjitha rastet, kanë dashur të fusin e të rifusin në sistem trupat që kanë qenë jashtë, apo kanë dalë prej tij. Filloje që nga IRA, OÇP dhe deri te UÇK, të cilat kanë qenë lëvizje politike fillimisht të shndërruara në militare…. Partitë e opozitës kanë dalë nga sistemi politik dhe janë shndërruar në ‘lëvizje’…( Tema), shkruan gazetari i Bashës.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë shndërruar në organizata terroriste, në rastin më mesatar, sipas burrit të njërit prej udhëheqëseve të PD. Por në pasqyrën tonë qytetare, PD është një organizatë e hershme e dhunës, që menjëherë mund të quhet terroriste. Që prej momentit kur PD dhe LSI dolën nga Parlamenti, menjëherë u vunë në dispozicion që të kthehen në IRA ose Hamas, pa përgjegjësi parlamentare dhe me detyrime terroriste. Ato tani janë gati për organizata terroriste.

Deri më tani janë realizuar disa akte terrori: Është sulmuar qeveria me bomba, është sulmuar parlamenti me bomba dhe me gurë, është sulmuar Ministria e Brendshme me gurë dhe me bojë… A nuk të duket vetja si në Palestinë dhe Ramallah? Shoku Enver do të ishte shumë i lumtur po të dëgjonte që bijtë e tij po sulmojnë ‘sionistët’ shqiptarë.

Akti më i fundit ishte ky që ndodhi në Rinas. U sulmua aeroporti dhe siguria në  banka. Kriminelët plaçkitën dhjetë milionë euro dhe u zhdukën. Ne mbetëm këtu. Kriminelët mund të na vijnë në shtëpi, të na bllokojnë dyert dhe të na thonë se ‘duan para për të na lejuar’ që të hapim dyert tona.  Mund të na kërkojnë jetën e fëmijëve dhe të grave; mund të na kërkojnë pasurinë… Opozita, si organizatë e dhunës, ka hapur dyert. Ditën e shtunë, në 13 prill, do të mbledhë njerëzit e dhunës dhe do të sulmojë prapë parlamentin në emrin e ‘protestës demokratike’. Askush nuk e beson, të gjithë e dinë se ky është terrorizëm politik. Opozita kërkon pushtet dhe këtë e kërkon përmes terrorit. Në epokën tonë, terrorizmi nuk është vetëm ai ‘Islamik’, por është terrorizmi për marrjen e pushtetit.

Terrorizmi politik këtu ka filluar prej kohësh, që kurse opozita e të tjerë në media nisën të helmojnë opinionin se ‘ne kot jetojmë’. Pas kësaj nisi sulmi fizik, sulmi verbal dhe sulmi i shulave të paguar për protesta. Terrorizmi politik është i lashtë, nuk është i ri. Vrasësit Islamikë ishin terroristët e parë, por nuk janë ata që shkaktojnë terror sot e kësaj ditë. Si terroristët e lashtë edhe terroristët e kohës, transmetuan mesazhe politike që kërkojnë pushtet.

Tani ndodhemi në periudhën e terrorizmit modern që kërkon marrjen e pushtetit përmes dhunës. Kjo është epoka kur terrorizmi nuk ushtrohet nga shteti në drejtim të individit, por nga partitë në drejtim të shtetit. Ne, shqiptarët e Shqipërisë, ndodhemi në momentin kur na ka zënë epoka që opozita, duke kërkuar pushtet, ka hyrë në rrugën e terrorizmit. Ajo nuk ndalet në dhunën e vet derisa të marrë pushtetin. Pushtetin nuk mund ta marrë kështu, por jetën tonë do ta prishë, me siguri. Ne jemi të frikësuar, jemi të pa shpresë, lëmë vendin, lëmë shtëpitë dhe ikim.

Të  gjitha bëhen në emër të popullit. Edhe Cari Aleksandri i dytë i Rusisë, u vra në interes të ‘popullit’, por nga organizata revolucionare. Edhe Revolucioni Francez u krye ‘në emër të popullit’, por ishte një terrorizëm politik. Edhe IRA e Hamas… Organizata e PD dhe LSI kërkojnë kokën e kryeministrit dhe  të qeverisë. Faik Konica, në vitin 1939 thoshte se ‘qeveria është shpirti i kombit’; cilado qoftë qeveria. Por këta që nuk ndodhen në qeveri, do të na sulmojnë ‘shpirtin’  për të marrë pushtet. Ne jemi viktima.

… Këta kanë dalë në rrugë dhe kanë mbushur duart me gurë dhe me bomba, Hallall! Të gjithë ndodhemi nën terrorizëm politik. Përderisa do t’i zgjidhim punët jashtë parlamentit dhe me bomba e gurë, atëherë të falënderojmë zotin ‘për bombat dhe gurët!’, sipas Mark Tween.

Veritas.com.al/

 

Etiketa: Frrok ÇupigrabitjaLSIMark TweenopozitaPDPSRinas

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Zgjedhjet vendore/ KQZ: Konstituohen KZAZ në 10 qarqe

Zgjedhjet vendore/ KQZ: Konstituohen KZAZ në 10 qarqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com