Kjo që po ndodh në Angli është e pabesueshme. Leiçesteri i vogël është shumë pranë titullit kampion në Premier League. Askush nuk e kishte menduar më parë, madje u cilësua mrekulli edhe fakti që po udhëhiqte një pjesë të kampionatit dhe jo më të ruante të njëjtin ritëm. Klaudio Ranieri është munduar gjithmonë ta mbajë skuadrën me këmbë në tokë, madje pas fitores së javës së kaluar ka thënë gjatë konferencës për shtyp që skuadra e tij është pranë kualifikimit në Champions League dhe vetëm kaq. Ndërsa sot ka derdhur lot duke thënë: “Nuk mund ta spiegoj se çfarë jam duke ndjerë këto ditë”. “Dhelprat” e tij kanë arritur fitoren e rradhës në transfertën e Sanderlendit, skaudër që po lufton për t’i shpëtuar rënies me dy gola nga bomberi Xhemi Vardi. “E dinim që sot do të ishte shumë e vështirë dhe kjo ishte normale, për vetë objektivin që i ka mbetur Sanderlendit. Edhe për këtë fakt jam i lumtur për këto tri pikë”, ka thënë trajneri roman për mikrofonin e BBC. Edhe pesë javë përpara përfundimit të edicionit, Leiçester vazhdon të jetë shtatë pikë larg nga Totenhem i vendit të dytë, që po sot shkatërroi Mançesterin e Van Galit me rezultatin 3-0.