Ligjvënësja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka publikuar disa foto drithëruese për kushtet në QSUT në Tiranë. Ja se si i përshkruan ajo këto pamje:
Shëndetësia falas???
Transport i pacientit mes shiut, nga urgjenca për te 6 katëshi.
S’bëhet fjalë për ndërtim infrastrukture përkatëse mbrojtëse, por as për minimumin… një mjet mbrojtës nga shiu…
Sepse, paratë e shëndetit të qytetarëve shkojnë për koncesionet abuzive të check up, sterilizimit, dializës dhe laboratorëve.