Shiu “shpëton” ekonominë, rritet me 4.45% në tremujorin e parë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shiu “shpëton” ekonominë, rritet me 4.45% në tremujorin e parë

15:17 | 29/06/2018
në Uncategorized
0

Ekonomia shqiptare ka përshpejtuar dukshëm ritmet e rritjes në tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT, prodhimi i brendshëm bruto në tremujorin e parë është rritur me 4.45% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm, nga më pak se 4% që ishte rritja për vitin 2017.

INSTAT raporton se ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë sektori i energjisë, që ka ndikuar me 2.45 pikë përqindje, pra më shumë se gjysmën e rritjes. Sipas INSTAT, energjia elektrike ka dhënë kontributin kryesor, me 1.9 pikë përqindje. Në tremujorin e parë të vitit ka pasur eksport të shtuar të energjisë elektrike për shkak të motit me reshje. Aktiviteti i energjisë elektrike u rrit me 66.4% në tremujorin e parë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas INSTAT duke dhënë në këtë mënyrë ndikimin kryesor në performancën e mirë ekonomike të vendit.

Edhe konjuktura më e favorshme ndërkombëtarë që ka nxitur shitjet e naftës dhe mineraleve jashtë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi kanë ndikuar me 0.54 pikë përqindje në rritjen ekonomike në tremujorin e parë. Pozitivisht ka ndikuar Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor, i cili shënoi rritje me 19,22 %

Ndërtimi, që ka udhëhequr rritjen në vitin 2017, kontribuoi vetëm me 0.17 pikë përqindje në rritje. Një tjetër element që ka ndikuar është dhe gazjsllësi TAP. Më herët Banka e Shqipërisë raportoi një rritje të ndjeshme të investimeve  të huaja direkte në sektorin e energjisë, që erdhi kryesisht nga gazsjellësi TAP. Ky i fundit ka përshpejtuar ritmet e investimeve në tremujorin e parë, për shkak të ndërtimit të stacionit të kompresorëve në Fier dhe futjes së tubave nën lumenjtë e Skraparit, që janë investime të kushtueshme. Megjithatë, kontributi i TAP pritet që të vijë në zbehje, pasi ky projekt po shkon drejt fundit.

Ecuri pozitive ka pasur dhe bujqësia, që ka ndikuar në 0.37% të rritjes.

Ndikimi i informacionit dhe komunikacionit në rritje ka qenë negativ, për shkak të dales nga tregu të operatorit të katërt celular, Plus.

Me rënie ka qenë dhe aktiviteti financiar dhe i sigurimeve, por INSTAT sqaron se ka pasur ndikim kursi i këmbimit, pasi në vlerë nominale, i zhveshur nga efektet e kursit, sektori ka rezultuar me rritje.

Energjia elektrike u rrit me 66.4%

Sipas INSTAT, degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e parë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017 shfaqen si më poshtë:
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,93 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 19,90 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë Industria Përpunuese dhe Energjia Elektrike të cilat u rritën përkatësisht me 9,55 % dhe 66,44 %. Ndërsa Industria Nxjerrëse shënoi rënie me 3,71 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 2,10 %. Grupi i aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 3,75 %, i ndikuar kryesisht nga Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor, i cili shënoi rritje me 19,22 %, si edhe tregtia me pakicë, transporti tokësor dhe ujor. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 2,99 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 1,16 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 0,01 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 5,54 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pati rritje me 2,10 %. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati rritje me 4,30 %. Taksat Neto mbi produktet patën rritje me 3,00 %.

http://www.monitor.al/shiu-shpeton-ekonomine-rritet-4-45-ne-tremujorin-e-pare-nga-energjia-dhe-efekti-tap/

Etiketa: Ekonomiinstatshi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shqiponja e Hashim Thaçit, tërbon serbët

Shqiponja e Hashim Thaçit, tërbon serbët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com