Gjykata Penale maqedonase ka dënuar me 2 vjet heqje lirie ish-kryeministrin e vendit Nikolla Gruevski.
Ndërsa ish-ndihmës ministri i atëhershëm për prokurim publik, Gjoko Popovski, është dënuar me 6 vjet gjysmë burg. Gruevski dhe vartësi i tij janë dënuar për rastin “Tank”, që ka të bëjë me marrjen e dhuratave luksoze. E akuzuar në këtë rast është edhe ish-ministrja Gordana Jankullovska.
Të gjithë këta persona akuzohen për blerjen luksoze të Mercedesit për llogari të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Blerja e kësaj makine luksoze i ka kushtuar buxhetit të shteti më shumë se një gjysmë milioni euro.