Përkthyes, mos i lani brekët aty ku i kanë la të tjerët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përkthyes, mos i lani brekët aty ku i kanë la të tjerët

16:54 | 19/05/2018
në Uncategorized
0

Nga Ag Apolloni

Për Ministrinë e Kulturës dhe për përkthyesit…

Në Kosovë dhe në Shqipëri shpesh i kemi përkthimet si është më zi. Në vend se të ecim përpara, të vetëdijesohemi për përkthimin, ne ecim mbrapa. Edhe pse sot ka kaq shumë shqiptarë që dinë anglisht, frengjisht, italisht, spanjisht, gjermanisht etj., përkthyesit nuk përkthejnë autorë, gjuhët e të cilëve i dinë, por autorë, gjuhët e të cilëve nuk i dinë, prandaj i përkthejnë nga gjuha e dytë. Për shembull, përkthyesi që njeh frengjishten përkthen autorët që shkruajnë gjermanisht, anglisht, apo italisht; ai që njeh italishten përkthen autorët që shkruajnë anglisht, ai që njeh anglishten përkthen autorët që shkruajnë frengjisht. E kështu na sjellin botime “cilësore”, me kopertina të bukura, pa u brengosur për cilësinë e përkthimit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ja, po i marr disa shembuj: Paul Auster shkruan anglisht, por libri “The Red Notebook” është përkthyer më 2014 nga italishtja (“Esperimento di veritá”) me titullin “Prova e së vërtetës”, pa të drejta autoriale; Ernesto Sabato ka shkruar spanjisht, por libri “Antes del fin” (Përpara fundit) është përkthyer nga italishtja në vitin 2003, pa të drejta autoriale; Zherar Zheneti (Gérard Genette) ka shkruar në frengjisht, por libri “Nouveau discours du récit” është përkthyer në gjuhën shqipe më 2014 nga anglishtja, pa të drejta autoriale, anipse autori ishte gjallë deri javën e kaluar. Cees Noteboom shkruan holandisht, por libri i tij “Een lied van schijn en wezen” (“Kënga e qenies dhe e dukjes”) është përkthyer nga frengjishtja, pa të drejta autoriale; J. L. Borges, përveç një libërthi hibrid, në gjuhën shqipe ka ardhë nga gjuhë e dytë dhe gjithmonë pa të drejta autoriale.

Aman, o përkthyes, përktheni autorët e gjuhëve që njihni, se m’i keni gërditë edhe Auster-in, Sabato-n, Genette-in, Nooteboom-in, Borges-in, të cilët sigurisht nuk e kanë merituar këtë përdhosje që po ua bëni. Mos përktheni nga gjuhë e dytë, se siç ka thënë përkthyesi i “Iliadës” (të cilën e ka përkthyer nga gjuhë e parë), Gjon Shllaku: “Me përkthye poezinë prej nji gjuhe të dytë, asht njilloj si me la t’linjtat aty ku i kanë la të tjerët para teje”.

Auster, Sabato, Genette, Nooteboom, Borges dhe shumë të tjerë që janë përkthyer e po përkthehen nga gjuhë e dytë, duhen hequr nga qarkullimi dhe duhen përkthyer nga gjuhë e parë dhe, natyrisht, me të drejta autoriale. Ministria e Kulturës, në Kosovë dhe në Shqipëri, nuk duhet të financojë libra që përkthehen nga gjuhë e dytë dhe që s’kanë të drejta autoriale.

Në rast se ne si shoqëri i denoncojmë librat e përkthyer nga gjuhë e dytë, po ju siguroj që shtëpitë e tilla botuese (pirate) do të gjobiten, për rrjedhojë edhe mund të falimentojnë, por e rëndësishme është që do të mësohen ta çmojnë autorin dhe librin.
Ministria e Kulturës (në Prishtinë dhe në Tiranë) duhet të krijojë një këshill mbikëqyrës të botimeve që të mos lejojë botimet pa të drejta autoriale, përndryshe përgjegjësia bie mbi të.

Etiketa: Ag ApollonikosovelibraperkthimShqiperi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Paloka-Ramës: Po prek fundin, priti te dera shqiptarët!

Paloka-Ramës: Po prek fundin, priti te dera shqiptarët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com