Një qytetar lezhjan i është ankuar në sy kryeministrit Rama në takimin në Lezhë për shëndetësinë dhe për rrugët e fshatit. Por ka replikuar edhe ne distance me shefin e Qeverise teksa ai i kthente pergjigje, duke e ironizuar se puna qe ben Rama ka shume para.
Replikat
Qytetari: Populli ka shumë halle
Rama: Popullin lëre se është gjë e madhe fol për vete se në emër të popullit e ke vështirë.
Qytetari: Pjese e popullit jam dhe unë.
Rama: Pse unë ça jam unë apo pjesëtar i…?
Qytetari: Ju jeni Zoti 2 se i pari është në qiell, për shumë njerez…s’të ndjeva duke fol, për fshatin, bujqësinë, qumeshtin që e japim e s’marrim lekë fare. Edhe për shendetësinë e di që s’është falas nëse është për ju, për popullin e për njerun e thjeshte është me lekë shumë bile ose vdes ai që s’ka lekë. Edhe për arsimin, për hesapin tem shkollat e mesme gjimnazet që janë në fshatra s’duhet të jenë gjimnaze, pse mos bëhen shkollat e fshatrave profesionale? Profesionistat janë në shpi e të paaftit në punë.
Rama: Konkretisht?
Qytetari: Në radhë të parë, fshatari s’ka rrugë, s’ka punë, tokën e kanë marrë të ardhurit, ne kemi tokë sa për të mbijetuar. Këto prona që jemi pronarë s’na i njeh kush. Pak kryeministra mendojnë për popullin dhe njeriun e thjeshtë.
Rama: Kjo është një lloj mode që ka arsyet e veta po unë s’e shoh e s’e pranoj të më fusi njeri në këtë këllef. Nëse unë s’do mendoja për vendin e për popullin s’do merresha me këtë punë se shumë mendojnë se kjo puna ime është qejf i madh. Kjo është një punë që e bëj se mendoj për njerëzit dhe besoj shumë se ky vend mund të bëhet dhe nëse bëhen gjërat e duhura fëmijët e këtij vendi nesër s’do kenë hallet e problemet që kanë pasur prindërit e tyre sot. Ka një kosto që ty s’ta rrok rradakja, (qytetari ia bën me shenjë për paratë, Rama ia kthen: Atë tregoja dikujt tjetër jo mua), ka një kosto familjare, shpirterore, fizike dhe është një punë që ka një peshë mbi kokë dhe mbi supe që po nuk e provove, nuk e kupton, që ta dish ti.