Çfarë i kërkuan Ramës në Berlin? Pse u godit aq rëndë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë i kërkuan Ramës në Berlin? Pse u godit aq rëndë?

11:31 | 27/04/2018
në Opinion
0

Nga Spartak Ngjela

Ramës në Berlin, më një gjuhë politike të thekshme dhe, deri diku, arrogante i thanë “ti duhet të ikësh se je i papranueshëm për politikën perëndimore. Largimi yt dhe i gjithë korrupsionit të lartë shqiptar është kushti që Shqipëria të anëtarësohet në BE”.
Këtë në fakt po kërkon edhe Kirchbaum- i: largimin e Ramës.

Po e shihni si thotë Rama, njëlloj si Enver Hoxha kundër Hrushovit: Kirchbaum e ka me Shqipërinë. Jo zoti Rama, ai e ka më ty, se edhe Hrushovi mr Hoxhën e kish kundërshtimin dhe jo me Shqipërinë.
Dorëheqja e Ramës sot është domosdoshmëri. Shqipëria nuk mund të antarësohet dot në BE me Ramën, Berishën dhe me taboret e tyre.
Atëherë?

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

l.
Ja cilat janë pyetjet që vërtiten sot mbi kokën e Edi Ramës:
Pse u godit aq rëndë Rama në Berlin?
Pasi e goditi rëndë Departamenti i Shtetit, pse edhe shtypi amerikan po e godit thuajse përditë dhe për të njëjtën gjë: për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri?
Pse nuk e pranojnë më si partner politik as Uashingtoni dhe as Berlini?
E pra, pse?
Sigurisht sepse, as politika amerikane dhe as politika gjermane nuk mund ta pranojnë dot si interlekutor dhe si bashkëpunëtor në politikën e tyre që kanë hapur në Ballkanin Perëndimor, se Rama iu rezulton i inkriminuar.

Po pse po e mbjanë shqiptarët këtë caballero qesharak pa mend dhe pa asnjë vlerë intelekti që, pasi ka vjedhur dhe pasi ka futur krimin si bashkëpunëtor politik, po vjen vërdallë të “trembë” politikën e lartë perëndimore se ky mund të shkojë edhe në Moskë, po edhe në Stamboll, njëlloj si paraardhësit e tij po hajdutë që kanë drejtuar Shqipërinë?

Dhe ata po qeshin me këtë pafille, sidomos amerikanët, sepse vetëm me dy emisione në Zërin e Amerikës, e flakin Ramën si një rreckë, ashtu siç flakën Saliun në vitin 1997.
Po Saliu çfarë po bën?
Edhe ky Ramën po ndjek, se Beogradi i është nënshtruar fatit të tij pa forcë ndërkombëtare kundër shqiptarëve dhe nuk ndërhyn dot për destabilizimin e Shqipërisë.

Po shpresa e Saliut dhe Ramës te Moska, vijon të ketë të njëjtën formë?
Jo, se janë trembur nga bombardimi i Sirisë. Siç u tremb edhe Erdogani.
Atëherë, këta kanë ikur, janë pa farë forcë, po pyetja këtu është kjo:
Po vetë shqiptarët, çdo të bëjnë, nuk do tua japin shtymën e t’i plasin brenda këta politikanë të pavlerë që nuk i pranon sot as Uashingtoni dhe as Berlini?

ll.
Po ku qëndron realisht sot konflikti midis kryeministrit shqiptar dhe Perëndimit të lartë politik?

Serbia i dorëzoi të gjithë ata që i kërkoi Perëndimi për t’i çuar në Tribunalin e Hagës; duke përfshirë dhe Milosheviçin që e mbanin si perëndinë shpëtimtare të Serbisë.

Në fakt serbët i dorëzuan të gjithë ata për të cilët politika Amerikanë dhe ajo gjermane tha se ishin të inkriminuar me krime lufte.
Por nuk duhet të harrojmë se në Serbi pati njerëz që e deshën vendin e tyre më shumë se interesin kriminal të një grushti njerëzish edhe pse te këta e kishin edhe interesin e tyre individual pikërisht ata që i dorëzuan.

Po në Shqipëri çfarë po ndodh, sepse edhe sot shqiptarëve po u kërkohet nga politika gjermane dhe politika amerikane që të dorëzojë të inkriminuarit në korrupsionin shqiptar?
Këtu situata është krejt tjetër se ende në Shqipëri nuk ka një klasë politike që të punojë për vendin, por vetëm për vete.

I shihni si po sillen këta tanët: nuk dorëzojnë asnjë sepse i bie pastaj që të dorlzojnë veten e tyre. Por në fakt reformës në drejtësi nuk do t’i shpëtojnë dot sepse ligjet që vetë kanë miratuar nën forcën e politikës amerikane, po me këtë forcë do t’i zbatojnë, domosdoshmërisht. Dhe që nga sot sigurisht që do të shohim presione të mëdha politike kundër Ramës.

Kurse vetë Rama është krejt i paaftë të kuptojë që ka dy gjëra në këtë mes: as amerikanët dhe as gjermanët nuk e pranojnë, por në të njëjtën kohë ia kanë në dorë të gjitha faktet komprometuese kundër tij, që sigurisht se do të fillojnë t’ia ekspozojnë që sot e mbrapa. Prandaj, e vetmja rrugë e tij është dorëheqja si kryeministër dhe vijimi i rrugës drejt procesit penal. Njëlloj si serbët pas dorëheqjes së Milosheviçit.

lll.
Por tani kuptohet se ka ardhur bash koha që vetë krerët e korrupsionit shqiptar duhet të dorëzohen një e nga një.
Rama ka humbur tërësisht, sepse në Berlin ia thanë copë se është i papranueshëm. Ai është i papranueshëm se është kapur me korrupsion dhe në lidhje me krimin, prandaj nuk mund të ketë të ardhme perëndimore në politikë.

Po pse, një ballkanas pa mend si Rama do të bindë gjermanët se Tahirin nuk ia dorëzoi drejtësisë pikërisht sepse kish frikë që ky pastaj do ta denonconte si bashkëpunëtor?
Po pse, nuk e dinë amerikanët dhe gjermanët që Rama nuk po mbron Tahiri por veten?
Po pse nuk e di ekspertiza gjermane që në raport me Ramën Tahiri është i pafajshëm se ka ecur sipas porosive të Ramës?

Po mirë, ky budalla që quhet Ramë, vërtet mendon se mund ta marrë me vete Shqipërinë drejt shkatërrimit të saj që kështu të shpëtojë ky vetë nga akuza për bashkëpunim me krimin e rrugës dhe vetë korrupsionin shqiptar?

Po si mund të pranohet në një vend europian një kryeministër i shpërfytyruar sç ishtei Rama dje në konferencën për shtypi që dha kur erdhi nga Berlini? Dhe duhet të kujtohemi se ajo përçartje faciale e Ramës dje ishte frikë dhe marramendje e njeriut pa shpresë që mund të bjerë në çdo lloj krimi. Rama tani është një kryeministër që paraqet rrezikshmëri shoqërore.

Nuk mund kuptohet se si mund të rrinë gazetarët e të pyesin një njeri të shpërfytyruar nga frika e ndëshkimit për krime antishoqërire, pa e pyetur se përse është në atë gjendje.

Por ndërkohë kuptohet se Rama siç duket ka ende shpresë se ky dhe Saliu mund shkatërrojnë Shqipërinë për të shpëtuar ndëshkimin penal, pasi janë kapur me vjedhje.
Dhe në fund fare duhet të pyesim;
Pse duhet të rrijë ende kryeministër Edi Rama kur politikat e mëdha nuk e pranon si bashkëpunëtor dhe kur tani të gjithë e dinë se është një njeri i inkriminuar?

Etiketa: BEBerlindoreheqjeedi ramaSali BerishaSpartak Ngjela

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Që kur i kam folur Blushit për qenin tim, i sulet çdo njeriu dhe do ta lëpijë

Që kur i kam folur Blushit për qenin tim, i sulet çdo njeriu dhe do ta lëpijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com