Muzika shqiptare po i bën shqiptarët skizofrenë, këngëtare që i këndojnë zogut e thonë se janë skiftera – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Muzika shqiptare po i bën shqiptarët skizofrenë, këngëtare që i këndojnë zogut e thonë se janë skiftera

17:47 | 24/02/2018
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Gerald Ramaj

Këngë pa mesazh, reklamime individësh që luajnë rolin e më të fortit të grupit, këngë që kërkojnë t’i mbajnë njerëzit në ajër,
që na shesin si për të vërtetë se lumturia është femra, leku dhe fama.

Këngë që thonë se jemi bisha me dy koka. Ne edhe atë një kokë që kemi s’po dimë ku ta fusim se po mbeten njerëzit rrugëve, pa strehë, po ua heqin edhe ndihmat ekonomike. Por meqë këta duan të thonë se jemi trima, mos të harrojmë që e kanë përmendur edhe vetë se shqiptarët sot janë varavingo… “shqiptarët krejt La Vida Loca”.

Këngë që pyesin se përse ajo po bëhet lavire, por në fakt këtyre që këndojnë nuk u bëhet vonë hiç. Këta janë të parët që u interesojnë sa më shumë lavire rrotull sepse kështu u ngrihet fama shtatë pash mbi dhe, kështu ngrihet edhe rinia në ajër e nuk sheh më poshtë, sepse po të shihte, do kuptonte që jemi të zhytur shtatë pash nën tokë. Këta vetë i shndërrojnë individët në lavire dhe më pas bëjnë sikur u dhimbset ky fenomen.

Këngë që thonë se ajo ndihet mirë me të sikur të ishte duke pirë marijuana. Eh po, djali ka të drejtë sepse kur qenia shmang vlerat e vërteta si dashamirësia, familja, dija, bujaria etj, u nënshtrohet ndjenjave të gënjeshtërta siç janë ato që vijnë pas drogimit, alkoolizimit apo edhe një marrëdhënieje seksuale prej jashtëtokësori (e them këtë sepse nuk mund t’i krahasoj me kafshët. Ato ndjekin instiktet e tyre që evulojnë në mënyrë më të ngadaltë dhe më të përmbajtshme se të njeriut).

Këngëtare që i këndojnë zogut, këngëtarë që thonë se janë skiftera, që thonë: “çohuni kërceni sa të digjet vendi”, që i këndojnë Toni Montanës, Donald Trampit, Baba Berluskonit… shihni tek Arkiva se është edhe njëri që thotë “e bëj jetën Fatos Nano”.
Dhe si përfundim, atyre që i dëgjojnë u ikin zogjtë nga kafazi.

Por e vërteta qëndron se këta nuk mund të quhen këngëtarë, jo jo, në asnjë mënyrë. Këta janë disa bulëza sapuni që janë ngritur në ajër, dhe po i njëjti problem qëndron edhe me fansat e tyre (që më duhet t’i quaj fatkeqë) të cilët i ndjekin nga pas po si bulëza sapuni. Që të gjithë synojnë të ngrihen, të ngrihen sa më shumë, përherë e më lart, por pa u mbështetur mbi baza të forta, pa parë se ç’dredin katranoset poshtë tyre dhe njëkohësisht e realisht para syve të tyre. Pra, bulëzat e para, “këngëtarët”, vazhdojnë në rregull me hesapin e tyre. Lekë po marrin sa të duan, kanë bërë famë, ngrihen sa më lart nga duart e fansave që shtyjnë në tym si të verbër… dhe si përfundim, janë po këta fansa të joshur që do i mbajnë pasojat, janë shqiptarët.

Gjërat që kemi sot janë të përkohshme, mund të na duhet që nesër t’ia fillojmë edhe nga fillimi, por ama jo kaq tmerrsisht të papërgatitur sa ç’jemi, jo duke rënë preh e fjalëve dhe tingujve që nuk të çojnë askund tjetër veçse në skizofreni dhe mosnjohje të realitetit shqiptar ku jetojmë.

Etiketa: Gerald ramajkëngëtarëmuzikeshqiptare

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Gurët në veshka, kura me limon dhe majdanoz që funksionon

Gurët në veshka, kura me limon dhe majdanoz që funksionon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com