Protestues nga e gjithë Shqipëria janë grumbulluar pranë Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë Rama.
Të udhëhequr nga kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi qytetarët me pankarta në duar dhe brohorima kanë startuar protestën.
12:15 Nis Protesta, ekzekutohet himni kombëtar
12:18 Fjala hapëse nga nënkryetari i PD Edmond Spaho: “Ne protestojmë, pasi ekonomia është në krizë. Protestojmë për familjet që u është hequr buka e gojës. Të përndjekurve Rama u hoqi shpërblimet, por protestojmë edhe për pensionistët dhe cdo të ri. Ne protestojmë, pasi nuk e duam Shqipërinë mbretëri të krimit dhe të drogës. Ne duam Tahirin dhe Shullazët para ligjit.
12:21 Flet aktivisti i PS Agim Kaca: Jemi mbledhur në këtë bulevard për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës, e përfaqësuar nga banda e Rilindjes. Por të gjithë ata, e bëjnë Edi Ramën të lig dhe të dobët. Unë sot si qytetar i zakonshëm i këtij vendi, i bëj një pyetje Edi Ramës: A është e vërtetë që ke sjellë kriminelë në parlament? A është e vërtetë që e ke veshur krimin me pushtet?
12: 25 Flet Fatmir Mediu: Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër si Edi Rama. Ne e bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s, por sot kemi mbyllur çdo rrugë të të ardhmes tonë për shkjak të kësaj qeverie. A mund ta ulim kokën ne përbalklë përgjegjësisëq që kemi për fëmijët, familjet tona, përballë vendit tonë, përballë kombit tonë. Ne si shqiptarët duhet ta mbajmë kokën lart dhe duhet të ndryshojmë duke hedhur poshtë këtë të keqe që ka zaptuar vendin. Ky është fillimi i ndryshimit të madh, për largimin e kësaj qeverie.
12:35 Flet Dashamir Shehi: Nuk është intelektual ai që del tek ballkoni i shtëpisë për të parë se cfarë bëjnë të tjerët
12: 40 Flet Nard Ndoka: Rama jo që nuk Hapi 300 mijë vende pune, por dëboi nga Shqipëria 300 mijë votues jo të tij.
12:50 Flet Monika Kryemadhi:”I themi Edi Ramës se ne e duam Shqipërinë. Për të gjithë ju qytetarët që jeni te busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për të gjithë ju qindra dhe mnijëra shqiptarë që protestoni sot kundër një njeriu i cili është i vetëm. Për hërë të parë në këto 27 vite ka një politikan në Shqipëri që është vetëm.
Ai njeri urren vendin e tij, ai njeri nuk do flamurin tonë, por tallet me të. Ky njeri duhet të largohet një orë e më parë. Ky njeri i cili sot është vetëm, është vetëm sepse ai e di më mirë se kushdo tjhetër se çdo të htotë vetëm, i mbytur në zullumoin e tij ku nuk ka drejtësi, ambasadorë që ta shpëtojnë. Ky njeri duhet të kuptojë diçka, ky njeri që iu thotë shqiptarëve se na dashka drejtësinë e kulluar, ka harruar se ka 20 vcjet në pushtet, sa kanë të gjithë kryeministrat në 27 vjet në pushtet, ka gënjyer, ka mashtruar dhe sot bën njeriun e moralshëm.
Kërkoj falje për gabimin që kemi bërë duke i dhënë shansin këtij njeriu që të tallet me shqiptarët. Më shumë se kurrë të ngrihemi, të protestojmë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, për të gjihë ata që janë viktima të trafikut të drogës. 100 mijë shqiptarë në shesh kërkojnë largimin e Edi Ramës.
Ora 13:00 Flet Dritan Zagani: Dua që krimi të mos jetë në krye të vendit tim
Në një video mesazh për protestën te Kryeministria, ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani i cili ndodhet azilant në Zvicër, thotë se kërkon të kthehet në Shqipëri.
Dritan Zagani thotë se prej 3 vitesh është në arrati i cili është ndëshkuar nga padrejtësia. “Jam detyruar të largohem nga Shqipëria. Dua të kthehem dhe do të kthehem, dua që krimi të mos jetë në krye të vendit tim”.
13:05 Flet Lulzim Basha: Mirë se keni ardhur për të marrë vendimin e madh të kësaj gjykate popullore për Edi Ramën dhe bandën e tij. Qindra shqiptarë janë në këtë shesh për të ndalur të keqen. Sot ne që jemi këtu shumë më shumë se 18 shkurt, por edhe ata që qëndruan larg e shohin që e keqja është e vërtetë, nuk ikën vetë dhe nuk ikën nëse nuk luftohet. E keqja nuk ikën nëse nuk bashkohemi të gjithë kundër saj. Ja ku jemi bashkuar sot. Mirë se keni ardhur në këtë orë vendimtare të bashkimit të popullit kundëër së keqes. Në këtë shesh të historisë dhe të së ardhmes. Sot jemi bashkuar për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramën, ‘Rama ik’. Cdo e keqe, cdo hall dhe padrejtësi qëndron sot në Shqipëri, nga varfëria te papunësia. Të gjitha burojnë nga një e keqe e madhe. Qeveria e paligjshme e votave të blera shkel dhe dhunuan të drejtat e njeriut, sepse nuk ndjen asnjë përgjegjësi. Në emër të opozitës kërkoj largimin e Ramës dhe qeverisë së tij. Të krijohet qeveria anti-mafia dhe të cojë përpara reformën në drejtësi dhe të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme
https://www.facebook.com/RadioTelevizioniShqiptarRTSH/videos/1689359867798212/