Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, është arrestuar para pak çastesh nga Policia e Kosovës.
Sipas Mediave kosovare, deputeti është arrestuar për mashtrim. Zeka dhe Ilir Krasniqi, dyshohen se kanë mashtruar 920 kosovarë për punësim në Gjermani.
Brenda 48 orëve pritet të shprehet Gjykata e Prishtinës, nëse Zeka do mbahet në qeli apo do lirohet.