2 prilli, standard i drejtësisë së munguar

Duhet të lëçisni

Ora e rrallë e Ahmet Zogut

Nga Arben Llalla Në vitin 2002 Bashkia e Selanikut organizoi një panair të orëve të vjetra dhe të rralla. Në këtë panair ekspozoheshin orë dore,...

Ja si e identifikon vogëlushja Edi Ramën… videoja bëhet virale (film)

Dy fëmijët më të famshëm të Instagramit, Deon Gjoni dhe Marge Pëllumbi qenë të ftuar në emisionin “ABC-ja e pasdites” të Ermal Peçit. Mes të...

Ministri i jashtëm gjerman vetëizolohet, anëtari i stafit rezulton pozitiv me koronavirus

Ministri i Punëve të Jashtme në Gjermani, Heiko Mass është vetëizoluar pasi një anëtar i stafit të tij të sigurisë ka rezultuar pozitiv me...

Basha thumbon kryeministrin: Më parë dilte live në Facebook, tani është zhdukur pa lënë gjurmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në takim mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë në selinë e PD për të folur për problematikat...

Nga Luljeta Progni

Sot mbushen 25 vite nga 2 prilli i vitit 1991, ditën kur në një protestë antikomuniste në Shkodër u vranë katër persona. Një ndër ta ishte edhe themeluesi i PD-së, një prej studentëve më aktivë në lëvizjen studentore, Arben Broci. Bashkë me të, atë ditë, u vranë edhe tre aktivistë të lëvizjes demokratike në Shqipëri. Sot, pas 25 vitesh, ende nuk ka një fajtor për vrasjen e tyre.

Arben Broci ishte një ndër studentët e dalluar ndër të tjerë, për qëndrime të palëkundura kundër regjimit komunist. Ishte ndër të paktit, që u përball me argumenta në takimin me Ramiz Alinë dhe më i qartë se shokët e tij studentë.

Menjëherë pas vrasjes, pati shumë përbetime, se do të gjenden vrasësit dhe se ngjarja do të zbardhej patjetër. Ky angazhim u mor solemnisht nga Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Gramoz Ruçi dhe nga të gjithë deputetët e opozitës, Partisë Demokratike. Seancat parlamentare të prillit dhe të majit 1992, ishin të fokusuara vetëm tek kjo ngjarje. U ngrit një komision hetimor parlamentar për ta zbardhur ngjarjen, pasuar edhe nga një raport i grupit hetimor, por në fund të të gjithë procesit nuk pati asnjë fajtor dhe ngjarja mbeti thuasje në terr.

Vitet e para të pluralizimit politik ishin shumë të ngjeshura me ngjarje të mëdha, sepse Shqipëria kishte nisur në dhjetor të vitit 1990 rrugën e saj drejt sistemit demokratik. Ishte rrëzuar komunizmi dhe Partia Demokratike ishte forca politike, tek e cila i kishte shpresat pjesa më e madhe e vendit. Pritej vendosja e demokracisë, pas 50 vitesh diktaturë. Në një situatë të tillë mbushur plot me ngjarje që ndodhnin minutë pas minute, vrasjet e 2 prillit filluan të arkivoheshin.

Por e vërteta është, se mungesa e drejtësisë dhe e vërtetësisë për atë ngjarje u vendos si standard i mungesës së demokracisë në Shqipëri. Kjo ngjarje është kaq e rëndë jo vetëm se humbën jetër katër të rinj, por edhe sepse u kthye në një precedent të rëndë të mungesës së drejtësisë në Shqipëri.

Mungesa e provave për atë krim ishte argument kryesor që e la ngjarjen në errësirë. Ky argument ka vazhduar të qëndrojë për vitet në vazhdim e deri sot. Ngjarje të rënda kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, ku implikohen politikanë, si viktima apo të dyshuar.  Për të gjitha ngjarjet që kanë tronditur opinionin publik, nuk kemi një tablo të qartë të arsyeve dhe autorëve të krimeve. Nuk është fjala vetëm për atentatet, por edhe për krime të tjera që kanë lidhje me aferat korruptive, me të cilat qeverisi kjo elitë politike për 25 vite dhe po vazhdon në të njëjtën linjë. Të gjitha raportet ndërkombëtare të këtyre viteve, kanë në krye nivelin e lartë të korrupsionit, trafikut të drogës dhe qënieve njerëzore.

Asnjë zyrtar i niveleve të larta nuk është përballur me drejtësinë në këto vite dhe pas 25 vitesh, jemi në një situatë, kur elita politike produkt i këtij çerekshekulli plot akuza, po kërkon të bëjë reformë në drejtësi mbi një histori, ku drejtësia është përçudnuar jo pa qëllim. Nga ana tjetër, është vrarë përjetësisht shpresa për drejtësi, që ka prodhur natyrshëm korrupsion, varfëri, papunësi dhe largim. Plumbat e 2 prillit, vranë edhe drejtësinë në Shqipëri.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Ora e rrallë e Ahmet Zogut

Nga Arben Llalla Në vitin 2002 Bashkia e Selanikut organizoi një panair të orëve të vjetra dhe të rralla. Në këtë panair ekspozoheshin orë dore,...

Ja si e identifikon vogëlushja Edi Ramën… videoja bëhet virale (film)

Dy fëmijët më të famshëm të Instagramit, Deon Gjoni dhe Marge Pëllumbi qenë të ftuar në emisionin “ABC-ja e pasdites” të Ermal Peçit. Mes të...

Ministri i jashtëm gjerman vetëizolohet, anëtari i stafit rezulton pozitiv me koronavirus

Ministri i Punëve të Jashtme në Gjermani, Heiko Mass është vetëizoluar pasi një anëtar i stafit të tij të sigurisë ka rezultuar pozitiv me...

Basha thumbon kryeministrin: Më parë dilte live në Facebook, tani është zhdukur pa lënë gjurmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në takim mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë në selinë e PD për të folur për problematikat...

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit “padit” në Danimarkë kryeministrin Edi Rama, merr menjëherë përgjigje

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thotë se ka kërkuar nga institucionet e shtetit danez të hetohen veprimet që çuan në shembjen e Teatrit Kombëtar. Ministrit...