1997-a e Edi Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1997-a e Edi Ramës

09:26 | 22/03/2017
në Uncategorized
0

Kryeministri Rama ka publikuar sot një fotografi ku shfaqen imazhe të ngjarjeve të vitit 1997, kur si pasojë e kaosit nga rrëzimi i kompanive piramidale, u vranë mijëra shqiptarë. Janë imazhe që të kthejnë 20 vjet pas në kohë dhe kjo duket të jetë e qëllimshme nga ana e kryeministrit. Pamjet e ngjarjeve të vitit 1997 janë përdorur edhe më herët nga socialistët, madje në atë kohë kur Rama ishte ideatori i fushatave elektorale të PS-së e kur shkruante edhe fjalimet e kryetarit të kësaj partie, Fatos Nano.

Edi Rama ishte kryetar bashkie në vitin 2005, kur Partia Socialiste kishte dalë e ndarë në dy pjesë nga një debat i ashpër brenda rradhëve të saj. Ilir Meta dhe një grup deputetësh të Partisë Socilaiste u larguan për të themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Partia Socialiste e drejtuar nga Fatos Nano, po hynte në fushatë elektoale pas tetë vitesh qeverisje, e ndarë dhe me akuza shumë të ashpra për korrupsion. Edi Rama ishte një ndër titullarët e lartë të pushtetit të socialistëve që ishte përzier në debatet e brëndshme, por edhe ishte një prej të akuzuarve për korrupsion. Rama ishte akuzuar dirtekt nga kryetari i PS-së Fatos Nano. Megjithatë, në finalen e debatit ndërmjet grupeve kundërshtare, Rama zgjodhi të bëhej palë me Nanon kur ky i fundit po ndahej përfundimisht me Ilir Metën.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Beteja e socialistëve në vitin 2005, do të ishte shumë e vështirë. Edi Rama bashkë me Gramoz Ruçin, por edhe Fatmir Xhafën ishin në krye të ekipit për organizimin e fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005. Ata u angazhuan fort për të ideuar fushatën elektorale, por edhe për detaje të tjera shumë të rëndësishme siç ishte përzgjedhja e kandidatëve për deputet.

Edi Rama u angazhua kryesisht me ideimin e fushatës. Në atë kohë, ai vendosi që imazhet e tmerrshme të vitit 1997 të shfaqeshin nëpër mitingjet e Partisë Socialiste për t’i trembur shqiptarët që të mos votonin një PD të drejtuar nga Sali Berisha, të cilit i faturoheshin të gjitha mëkatet e ngjarjeve kaotike të vitit 1997.

Kanë kaluar 20 vjet nga viti 1997 por Rama duket se e ka ende fiksim të rikthejë ato imazhe. Duket se ngjarjet e vitit 1997 do të jenë sërish në boshtin e fushatës së socilaistëve për t’i përdorur si “gogol” për shqiptarët që të mos votojnë demokratët, tashmë të drejtuar nga Lulzim Basha.

Nuk kuptohet mirë pse Rama ka zgjedhur sërish t’i trembë votuesit me ngjarjet e 1997 kur ka plot mëkate të tjera të Berishës dhe qeverisjes së tij në dy mandate, 2005-2013. Ka ngjarjen e Gërdecit por edhe atë të 21 janarit.  Janë dy ngjarje për të cilat Rama pati premtuar solemnisht se do t’i çonte përgjegjësit para drejtësisë. Por nuk e ka bërë as për njërën e as për tjetrën ngjarje edhe pse në tragjedinë e Gërdecit humbën jetën 26 shtetas të pafajshëm dhe në atë të 21 janarit katër të tjerë.  Nëse do të donte një “gogol” për të trembur demokratët janë këto dy ngjarje pa pasur nevojë t’i kthehet 97, por  ndoshta vetë Rama, ka mëkatet e tij në 21 janar e në Gërdec.

Cilado qoftë strategjia e kryeministrit Rama në këtë fushatë elektorale, një gjë është e sigurt: pavarësisht premtimeve të bëra për të zbardhur ngjarjet e tmerrshme që kanë shokuar Shqipërinë që nga komunizmi, ’97-a,  Gërdeci, 21 janari e të tjera ngjarje ndërmjet tyre, askush nuk ka paguar për viktimat që në çdo rast janë në rradhët e qytetarëve të thjeshtë e pa lidhje me politikën e përfitimet që vijnë prej saj.

Etiketa: 21 janariedi ramaFatos Nanofushata elektoraleGërdeciIlir MetaLulzim Bashangjarjet e 1997Sali Berisha

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tiranë/ Arrestohen 6 persona dhe 3 shpallen në kërkim për shfrytëzim prostitucioni (film)

Tiranë/ Arrestohen 6 persona dhe 3 shpallen në kërkim për shfrytëzim prostitucioni (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com