16 pyetjet e Shpëtim Idrizit për Ditmir Bushatin (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

16 pyetjet e Shpëtim Idrizit për Ditmir Bushatin (film)

10:10 | 05/07/2018
në Uncategorized
0

Në një deklaratë të Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe e PDIU, shqiptarët e Çamërisë kërkojnë një takim urgjent me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin në lidhje me marrëveshjen që ai po ende me Athinën. Të shtyrë nga deklaratat neofashiste të Kotzias dhe Kammenos, çamët kanë parashtruar një sërë pyetjesh në lidhje me terrin që ka mbuluar këto bisedime dhe marrëveshjen aq shumë të përfolur.

Përndryshe shqiptarët e Çamërisë dhe patriotët e Shqipërisë thonë se do të dalin në tubime, ndërsa protestat e tyre do të përshkallëzohen.

https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/1930619883644398/

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Deklaratë e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe e PDIU

PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” shpreh shqetësimin nga deklaratat e vazhdueshme të ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias dhe atij të Mbrojtjes, Panos Kammennos që thonë: “… jemi të kënaqur me marrëveshjen me palën shqiptare, morëm çfarë deshëm dhe që s’kemi biseduar asnjëherë me palën shqiptare për Çështjen Çame…”.

Por dhe për shkak të mungesës së transparencës dhe heshtjes olimpike të ministrit tone të Jashtëm, Ditmir Bushati, jemi këtu për t’i kërkuar në mënyrë të përsëritur dhe publikisht një takim urgjent për të na sqaruar ne dhe opinonin publik:

1. Çfarë është biseduar me palën greke për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe sa është zbatuar  “Rezoluta për Çështjen Çame” e Kuvendit të Shqipërisë, një dokument i detyrueshëm për zbatim nga Mininistria jonë e Jashtme?

2. Çfarë është biseduar me palën greke në detyrim të reciprocitetit dhe kërkesës së përsëritur të Shoqatës “Çamëria” për ngritjen e varrezave të shqiptarëve të  Çamërisë të vrarë nga bandat e Napoleon Zervës, kur qeveria shqiptare po implementon marrëveshjen për ngritjen e varrezave historike të ushtarëve të rënë grekë në territorin e Shqipërisë, ku erdhën si pushtues?

3. Çfarë është biseduar me palën greke për heqjen e ndalimit në kufirin grek të të moshuarve çamë të lindur në Çamëri që sot janë nga 75 – 85 vjeç, e që duan të shohin dhe një herë shtëpitë e tyre në limitet e moshës?

Kjo vazhdon të ndodh në dhunim të plotë të Konventes Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë pa viza në hapesiren “Shengen”.

4. Çfarë përmban e ashtuquajtura marrëveshje për Toponimet Greke që detyron sot të moshuarit e lindur në Çamëri të ndryshojnë vendlindjet e tyre në pasaportat shqiptare?

5. Çfarë është biseduar me palën greke për çështjet pronësore të shqiptarëve të Çamërisë?

6. Çfarë është biseduar me palën greke për heqjen e Ligjit të Luftës dhe akteve nën ligjore për heqjen e pengesave për gëzimin e pronave të shtetasve shqiptarë, e në veçanti të atyre çam, që pala greke nxiton të thotë se nuk përfitojnë dhe përse?

7. Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e përsëritur të Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU për dhënien e statusit të minoritetit etnik shqiptar në Greqi dhe hapjen e shkollave shqipe për shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në trojet e tyre në Çamëri, status që e kanë patur në vitin 1927 në Greqi.

8. Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU për hapjen e Konsullatës Shqiptare në Çamëri, në reciprocitet të hapjes së disa konsullatave greke në Jug të Shqipërisë?

9. Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për heqjen e busteve e përmendoreve të kriminelit Napoleon Zerva në zonën e Çamërisë?

10. Çfarë është biseduar me palën greke në komisionet mikse  për rishikimin e historisë në tekstet shkollore dhe apo negociohet për heqjen nga tekstet tona shkollore historia e Çamërisë dhe termi “Çamëri”?

11. Ç’do të thotë për interesat e sovranitetit dhe integritetit Kombëtar që e ashtuquajtura “Marrëveshje e Detit” do të jetë më e mirë se e para? Përse ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias deklaron që do zgjerojmë hapësirën detare me Shqipërinë nga 6 në 12 milje?

Shqiptarët janë të interesuar, jo për një marrëveshje më e mirë se e para, por për një marrëveshje, ku ajo që është e Shqipërisë të mbetet e saj.

12. Çfarë është biseduar me palën greke për caktimin e kufijve tokësorë dhe marrëveshjen për administrimin e zonave kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë, të njohura ndërkombëtarisht nga Traktati i Firences dhe që Greqia nuk e ka ratifikuar ende?

13. A mendoni zoti ministër që në kushtet e mos funksionimit të Gjykatës Kushtetuese përfundimi i Marëveshjes për Detin do t’u hiqte mundësinë e ankimimit subjekteve të interesuara për ta kundërshtuar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese?

14. A keni biseduar me palën greke dhe a i keni kërkuar asaj që qeveria greke të njohë shtetin e Kosovës, si një detyrim i diplomacisë shqiptare për të lobuar për njohjen e shtetit të Kosovës?

15. A jeni në dijeni dhe çfarë po bën qeveria shqiptare me kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për dhënien e statusit të Varrezave Historike për Varrezat Monumentale të Kllogjerit, ku prehen në një varrezë masive 2900 shqiptarë të Çamërisë që vdiqën 1 kilometër brenda territorit shqiptar nga etja, uria e sëmundjet.

16. A mendoni zoti ministër që Shqipëria duhet të firmosë marrëveshjen e partneritetit strategjik me Greqinë, një vend që nuk njeh Çështjen Çame dhe shtetin e Kosovës?

Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe PDIU i bëjnë me dije opinionit publik që në varësi të realizimit të takimit me ministrin Bushati, transparencës dhe qëndrimit për pikëpyetjet e ngritura më sipër:

– Ne do të ndërmarim të gjitha hapat e duhura ligjore  e përgjegjësitë përkatëse, si dhe do të intesifikojmë e do të radikalizojmë qëndrimin tonë ndaj çdokujt që mendon se do të mund të nëpërkëmbë dinjitetin tonë dhe të Çamërisë.

– Ne do të ftojmë çdo shqiptar patriot t’i bashkohet protestave tona për dinjitet e integritet kombëtar ndaj kujdo që mendon se çështje të tilla mund të lihen apo të meren sipas dëshirës dhe që nuk i trajton nga pozita reciprociteti dhe dinjiteti.

Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe e PDIU urojnë shumë që ky vit për shqiptarët të jetë vërtetë viti i Skënderbeut e jo i Hamza Kastriotit apo Esad Pashës së radhës.

Etiketa: Ditmir BushatiNikos KotziasPanos KammennosPDIUprotestatRezoluta për çështjen çameshoqata patriotike “Çamëria”sqarime

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Neymar ka kaluar 14 minuta i shtrirë në fushë gjatë këtij Botërori

Neymar ka kaluar 14 minuta i shtrirë në fushë gjatë këtij Botërori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com