Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Xhisiela”, Basha përfundon dëshminë në Prokurori: Kam një mesazh të qartë për Edi Ramën…

Nga Media 0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përfunduar dëshminë në prokurori sa i përket çështjes së Xhisiela Malokut. Basha është paditur nga Taulant Balla, deputeti i PS, për “kallzim të rremë” dhe “fyerje”.

Pasi doli nga ambientet e organit të akuzës, Basha deklaroi se kishte një mesazh të qartë për kryeministrin Edi Rama:

“Thirrja e kreut të opozitës në një regjim kriminal për t’u paraqitur në prokurori, nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal. Kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre kudo; PD dhe qytetarët nuk shantazohen dhe frikësohen nga shteti privat i Edi Ramës, por jemi të vendosur për të vijuar betejën tonë për çmontimin e këtij regjimi kriminal.”

Pavarësisht interesit të gazetarëve, Basha nuk pranoi të bënte më shumë komente mbi çështjen apo t’i përgjigjej pyetjeve.

‘Xhisiela’, Basha përfundon dëshminë në Prokurori: Kam një mesazh të qartë për Edi Ramën…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej