Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

VOA: Serbia paguan kompani për të lobuar në SHBA kundër Kosovës

Nga Klodiana 0

Qeveria e Serbisë ka angazhuar firmën “Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP” që të lobojë për të në Washington. Siç shkruan VOA në gjuhën serbe, duke u thirrur në dokumentin zyrtar, kjo firmë do të lobojë për Serbinë “te të gjitha palët e interesuara në Amerikë (duke përfshirë edhe zyrtarët e qeverisë amerikane) lidhur me disa çështje të bashkëpunimit rajonal”.

Voa

Sipas dokumentit të publikuar në gjuhën angleze, lobimi tek pala amerikane do të përfshijë, përveç temave të bashkëpunimit rajonal, edhe çështjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Screenshot 2 2 E1554196431869 780x439

“Ne jemi të kënaqur që Republika e Serbisë ka angazhuar firmën tonë për t’ju përfaqësuar në lidhje me komunikimet me SHBA-në – për çështje të caktuara të bashkëpunimit rajonal, përfshirë edhe ndalesat e vendosura nga autoritetet e Kosovës, në veçanti për mallrat dhe shërbimet me origjinë nga Serbia”, thuhet ndër tjerash në dokumentin në fjalë. Po sipas VOA në gjuhën serbe, në dokumentin që është në Sekretarinë për Drejtësi, gjendet edhe kontrata ndërmjet firmës “Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP” dhe Zyrës së Avokatit të Shtetit të Serbisë, e cila përmendet se do të jetë kontakt primar me firmën lobuese.

Ndryshe, siç bëhet e ditur, kompania gjendet në 73 shtete ekzistuese dhe punëson 1,300 avokatë, të cilët për të punojnë në më shumë se pesëdhjetë vende të botës dhe, siç tregohet, ata janë të përfshirë në fushat ligjore, biznesit, sociale dhe perspektivës kulturore.

Ajo ka zyra në Abu Dabi, Pekin, Bruksel, Buenos Aires, Frankfurt, Hong Kong, Milano, Moskë, New York, Paris, Romë, Sao Paulo, Seul dhe Uashington.

Gjithashtu thuhet se klientë të saj janë korporata, institucione financiare, qeveri, biznese lokale, dhe individë.

/VOA/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej