Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Tentativa vjeshtore e Metës për të rrëzuar Ramën me “Kalin e Trojës” nga Athina

Nga 27.al 1

Nga Ylli Pata

Medalja që iu dha Ilir Metës në Athinë, natyrisht së bashku me motivacionin si “një zë që frenon nacionalizmin e Edi Ramës”, është pa dyshim më shumë sesa një retorikë politike.

Është një sulm i fuqishëm nga Greqia për të treguar edhe njëherë se ajo nuk i ka humbur njerëzit e saj në Shqipëri për 25 vite rresht.

Ilir Meta, pavarësisht se është mburrur se ka përmendur i pari Çështjen Çame në Athinë, është kryeministri i vetëm shqiptar që u ka dhënë grekëve dy asete të çmuara të pasurisë kombëtare, përkatësisht dy gjigandët e telefonisë celulare në vend: AMC-në dhe Vodafone-in, pavarësisht se grekët nuk i mbajtën dot dhe sot njëra ka kaluar në duar gjermane e tjetra në duar britanike.1

Por Ilir Meta nga Athina ka kërcënuar seriozisht aleatin-armik, Edi Rama me një numër deputetësh që mund t’i përdorë kundër tij për mocionin e famshëm, me të cilin kërcënoi në mes të verës.

Gjatë deklaratave kundër qeverisë shqiptare të dinjitarëve më të lartë të Greqisë, heshti jo vetëm Ilir Meta, por edhe deputetët socialistë që kreu i Kuvendit i kishte me vete në Athinë.

Heshti Fatmir Toçi, të cilit Arben Llalla i përmendi gruan me kombësi greke; heshti ish-shefja e diplomacisë Arta Dade, e cila ka kaluar prej kohësh gati-gati si një deputete e LSI-së; heshti Anastas Angjeli, të cilit Edi Rama sapo i ka dhënë një zonë të sigurtë për 2017-n, së bashku me Vangjel Dulen e Vangjel Tavon; por edhe ish-ministri tjetër i Jashtëm, Tritan Shehu.

Përveç Toçit, Meta e kishte shantazhuar kryeministrin Rama edhe në verë me Daden dhe Angjelin, madje edhe nga SHBA-ja, por ka marë përgjigjen se mund t’i çahet situata brenda LSI-së.

Nisja e ofensivës nga Athina i ngjan një revolte si ajo e gjeneralëve romakë që bënin grusht shteti me legjionet dhe paratë që sillnin nga kolonitë.

E në këtë rast, shantazhi kundër Edi Ramës që u përsërit tre ditë me radhë nga krerët më të lartë të Greqisë, ngjan me një skenar politik që pritet të sjellë një përplasje të madhe në Tiranë.

Ndoshta fill pas kthimit të Edi Ramës nga Beogradi.2

Së pari, Ilir Meta u hakmorr, pasi sulmoi ortekun në rritje të PDIU-së sidomos në Dibër që e ktheu LSI-në një një forcë jo-faktor dhe rriti gjasat që kjo aleancë të fuqizohet edhe në qarqet e tjera.

Pas dështimit për largimin e Saimir Tahirit, në Tiranë është hapur një front i ri lufte: ai ndaj Erion Veliajt, për të cilin LSI nuk ka lënë rast pa e kritikuar gjatë gjithë verës dhe në gusht u gjet një paqe në Jalë, ku kryebashkiaku i Tiranës i thurri komplimente kalorsiake Ilir Metës.

Duket se kjo paqe ka qenë kallpe, pasi si Veliaj e si Tahiri janë instrumente për të arritur tek Edi Rama, i cili nuk mund të fshihet më e të thotë se “Me Metën gatuam fitoren e 2917-ës”, pasi aleanca PS-LSI tashmë është në ditët e fundit të saj.

Meta i dha një sinjal Ramës se përveç Blushit dhe Hafizit, PS-ja nuk do të ketë as votat e Dades e Angjelit, e ndoshta dhe Toçit.

PS rrudhet në 60 plus PDIU-në 65, ndërsa deputetët e majtë anti-Rama, LSI plus blushistët  dhe të pakënaqurit bëhen 25. 40 i ka PD-ja, bëhen 65.

Pra, forcat janë barazim. Janë 10 deputetë nga partitë e vogla që kthehen në mesin e artë.

Dhe ja ky rihyn në lojë Nard Ndoka si në vitin 2007, kur u bë ministër i Shëndetësisë duke rritur artificialisht nëpërmjet parave të Tom Doshit grupin demokristian.

Kështu që shtrëngimi i sikletshëm i duarve me Tomën, ndërsa priste kardinalin Ernest Troshani, nuk paska qenë një veprim i pamenduar i Ramës.

Forcat centrifugale të reformës në drejtësi, duket se po luajnë gjithçka për gjithçka. Po atëherë pse nuk shkojmë në zgjedhje që tani?!

/tesheshi.com/

Komente (1)

  1. Zonja Toci dilte me pare ne facebook .Nuk e di nese del perseri,apo ndoshta me ka bllokuar mua.Une nuk e dija se ka kombesi Greke,nje ceshtje e diskutueshme per tere Vorioipiriotet dhe Himariotet ,sepse kemi dokumenta te pa kundershtueshme,te pa kundershtueshme qe Helenet ishin si qimet e qerosit brenda ne Athine dhe ku u gjeten Helene ne Shqiperi dhe vetem atje nga te gjitha shtetet e Ballkanit.Arsyja eshte e thjeshte se kontigjente ortodokse ne Jug me ngritjen e shtetit Helen (jo shtetit Grek) u afruan pas besimit dhe vonesa e pamvaresise se Shqiperise i beri ata ne fillim si adhurues,pastaj pak e nga pak u bene etnike Helene,pasi Greke ishin edhe ortodoksit e Rumanise,Serbisae,Rusise,Ukrahines.Grek do te thote Ortodoks dhe ky studim eshte bere nga une me fakte tej e tej te bollshme dhe te pa kundershtueshme ,me hartat perkatese ,por aktualisht e kam ne Greqisht .Te kthehemi te tema.I shkruaj zonjes Toci se pse shtepise tuaj botuese i kene vene emer To Ena,qe do te thote nr 1.Nuk me kthen pergjigje.Tashme nuk e shoh me ne face book,ndoshta me ka bllokuar.
    Ku ishte Fatmir Toci kur gruaja e tij i vuri emrin e shtepise botuese Toena?

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej