• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentativa vjeshtore e Metës për të rrëzuar Ramën me “Kalin e Trojës” nga Athina

09:33 | 14/10/2016
në Shqiperi
1

Nga Ylli Pata

Medalja që iu dha Ilir Metës në Athinë, natyrisht së bashku me motivacionin si “një zë që frenon nacionalizmin e Edi Ramës”, është pa dyshim më shumë sesa një retorikë politike.

Lexo edhe

Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

“Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut”

Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin e drogës Itali-Shqipëri

Është një sulm i fuqishëm nga Greqia për të treguar edhe njëherë se ajo nuk i ka humbur njerëzit e saj në Shqipëri për 25 vite rresht.

Ilir Meta, pavarësisht se është mburrur se ka përmendur i pari Çështjen Çame në Athinë, është kryeministri i vetëm shqiptar që u ka dhënë grekëve dy asete të çmuara të pasurisë kombëtare, përkatësisht dy gjigandët e telefonisë celulare në vend: AMC-në dhe Vodafone-in, pavarësisht se grekët nuk i mbajtën dot dhe sot njëra ka kaluar në duar gjermane e tjetra në duar britanike.1

Por Ilir Meta nga Athina ka kërcënuar seriozisht aleatin-armik, Edi Rama me një numër deputetësh që mund t’i përdorë kundër tij për mocionin e famshëm, me të cilin kërcënoi në mes të verës.

Gjatë deklaratave kundër qeverisë shqiptare të dinjitarëve më të lartë të Greqisë, heshti jo vetëm Ilir Meta, por edhe deputetët socialistë që kreu i Kuvendit i kishte me vete në Athinë.

Heshti Fatmir Toçi, të cilit Arben Llalla i përmendi gruan me kombësi greke; heshti ish-shefja e diplomacisë Arta Dade, e cila ka kaluar prej kohësh gati-gati si një deputete e LSI-së; heshti Anastas Angjeli, të cilit Edi Rama sapo i ka dhënë një zonë të sigurtë për 2017-n, së bashku me Vangjel Dulen e Vangjel Tavon; por edhe ish-ministri tjetër i Jashtëm, Tritan Shehu.

Përveç Toçit, Meta e kishte shantazhuar kryeministrin Rama edhe në verë me Daden dhe Angjelin, madje edhe nga SHBA-ja, por ka marë përgjigjen se mund t’i çahet situata brenda LSI-së.

Nisja e ofensivës nga Athina i ngjan një revolte si ajo e gjeneralëve romakë që bënin grusht shteti me legjionet dhe paratë që sillnin nga kolonitë.

E në këtë rast, shantazhi kundër Edi Ramës që u përsërit tre ditë me radhë nga krerët më të lartë të Greqisë, ngjan me një skenar politik që pritet të sjellë një përplasje të madhe në Tiranë.

Ndoshta fill pas kthimit të Edi Ramës nga Beogradi.2

Së pari, Ilir Meta u hakmorr, pasi sulmoi ortekun në rritje të PDIU-së sidomos në Dibër që e ktheu LSI-në një një forcë jo-faktor dhe rriti gjasat që kjo aleancë të fuqizohet edhe në qarqet e tjera.

Pas dështimit për largimin e Saimir Tahirit, në Tiranë është hapur një front i ri lufte: ai ndaj Erion Veliajt, për të cilin LSI nuk ka lënë rast pa e kritikuar gjatë gjithë verës dhe në gusht u gjet një paqe në Jalë, ku kryebashkiaku i Tiranës i thurri komplimente kalorsiake Ilir Metës.

Duket se kjo paqe ka qenë kallpe, pasi si Veliaj e si Tahiri janë instrumente për të arritur tek Edi Rama, i cili nuk mund të fshihet më e të thotë se “Me Metën gatuam fitoren e 2917-ës”, pasi aleanca PS-LSI tashmë është në ditët e fundit të saj.

Meta i dha një sinjal Ramës se përveç Blushit dhe Hafizit, PS-ja nuk do të ketë as votat e Dades e Angjelit, e ndoshta dhe Toçit.

PS rrudhet në 60 plus PDIU-në 65, ndërsa deputetët e majtë anti-Rama, LSI plus blushistët  dhe të pakënaqurit bëhen 25. 40 i ka PD-ja, bëhen 65.

Pra, forcat janë barazim. Janë 10 deputetë nga partitë e vogla që kthehen në mesin e artë.

Dhe ja ky rihyn në lojë Nard Ndoka si në vitin 2007, kur u bë ministër i Shëndetësisë duke rritur artificialisht nëpërmjet parave të Tom Doshit grupin demokristian.

Kështu që shtrëngimi i sikletshëm i duarve me Tomën, ndërsa priste kardinalin Ernest Troshani, nuk paska qenë një veprim i pamenduar i Ramës.

Forcat centrifugale të reformës në drejtësi, duket se po luajnë gjithçka për gjithçka. Po atëherë pse nuk shkojmë në zgjedhje që tani?!

/tesheshi.com/

Etiketa: arben llallaArta DadeAthinaedi ramaFatmir ToçiIlir MetaKali i Trojëstentativa vjeshtoreTritan ShehuYlli Pata

Të Lidhura

EMRI/ U përplas nga Ballono, i mituri niset me urgjencë në Tiranë

Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

nga 27
17:11 | 26/01/2023
0

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasi A.D pasi duke drejtuar automjetin,...

Janë hajdutë me çizme! –

“Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut”

nga 27
17:03 | 26/01/2023
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Edi Rama e ka kthyer Kuvendin si ta kishte dyqanin e tij...

Dy në kërkim dhe 23 masa sigurie, SPAK bën bilancin për nëntorin

Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin e drogës Itali-Shqipëri

nga 27
16:46 | 26/01/2023
0

Braniol Liço alias Braniol Aga nga Durrës, Braniol Liço alias Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago, nga Durrësi...

Ndodh edhe kjo, arrestohet një grua për ngacmim –

Mashtrim me vizat, arrestohet pronarja e agjencisë turistike

nga 27
16:41 | 26/01/2023
0

Policia e Vorës ka vënë në pranga shtetasen në kërkim Shqiponja Krosi banuese në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë, e...

Para
Arrestohen 2 persona, ngacmuan seksualisht një 28-vjeçare

Arrestohen 2 persona, ngacmuan seksualisht një 28-vjeçare

Comments 1

  1. partijot says:
    6 vjet më parë

    Zonja Toci dilte me pare ne facebook .Nuk e di nese del perseri,apo ndoshta me ka bllokuar mua.Une nuk e dija se ka kombesi Greke,nje ceshtje e diskutueshme per tere Vorioipiriotet dhe Himariotet ,sepse kemi dokumenta te pa kundershtueshme,te pa kundershtueshme qe Helenet ishin si qimet e qerosit brenda ne Athine dhe ku u gjeten Helene ne Shqiperi dhe vetem atje nga te gjitha shtetet e Ballkanit.Arsyja eshte e thjeshte se kontigjente ortodokse ne Jug me ngritjen e shtetit Helen (jo shtetit Grek) u afruan pas besimit dhe vonesa e pamvaresise se Shqiperise i beri ata ne fillim si adhurues,pastaj pak e nga pak u bene etnike Helene,pasi Greke ishin edhe ortodoksit e Rumanise,Serbisae,Rusise,Ukrahines.Grek do te thote Ortodoks dhe ky studim eshte bere nga une me fakte tej e tej te bollshme dhe te pa kundershtueshme ,me hartat perkatese ,por aktualisht e kam ne Greqisht .Te kthehemi te tema.I shkruaj zonjes Toci se pse shtepise tuaj botuese i kene vene emer To Ena,qe do te thote nr 1.Nuk me kthen pergjigje.Tashme nuk e shoh me ne face book,ndoshta me ka bllokuar.
    Ku ishte Fatmir Toci kur gruaja e tij i vuri emrin e shtepise botuese Toena?

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023
lajmi fundit

Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

22:39 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother
  • Unë jam vetëm, nuk jam te skuadra e Luizit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com