Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Takimi me forumin e gruas në PDIU, Idrizi: Ndihem i vogël para jush (film)

Nga Media 0

Një fjalën e mbajtur në takimin me forumin e gruas në PDIU, kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi tha se gratë janë forcë e madhe dhe u shpreh se ndihej i vogël para zonjave dhe grave që kanë për shumë për kauzën e tyre të përbashkët.

“Do doja t’u drejtohesha në radhë të parë zonjave, grave dhe vajzave, sepse sot në këtë takim të PDIU ndihem vogël. Fillimisht, arsyeja pse unë sot erdha me 4 vëllezërit tuaj ishte që mos t’u lija vetëm dhe t’u them se nuk jeni vetëm në këtë rrugëtim. Para kësaj salle kaq të bukur me këto zonja të nderuara sigurisht që i kam marrë ata që mos dukem kaq i vogël para jush. Kjo është arsyeja që kam ardhur bashkë me vëllezrit e mi. Ju falenderoj për të gjithë kontributin që ju keni dhënë jo vetëm në fushatat zgjedhore po për gjatë gjithë rrugëtimin që kemi bërë bashkë. Ne kemi zgjedhur të bëjmë një rrugëtim bashkë dhe kur njeriu zgjedh të bëjë një rrugëtim bashkë sigurisht që e ardhmja dhe e tashmja kthehen në një sfidë sidomos për ne shqiptarët e Çamërisë. Unë jam shumë i lumtur që në rrugëtimin tonë kemi gra, vajza dhe zonja të mrekullueshme të cilat janë të zonjat në profilet e tyre”, u shpreh Idrizi.

PDIU mbledh Forumin e Gruas

Publiée par Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet sur Dimanche 10 février 2019

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej