Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Skënderbeu serb? Deputeti shqiptar: Ju kërkoj falje, më keqkuptuat, ai është babai i kombit tonë

Nga Media 0

Mediat publikuan lajmin se Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se Skënderbeu nuk është shqiptar.  “Nëse historia lexohet në mënyrë të drejtë, ju duhet ta dini se nëna e Skënderbeut, ishte sllave, gjegjësisht serbe, po ashtu edhe babai. Dhe se ai ishte ndër të parët në atë vend që në mënyrë të organizuar kundërshtoi Perandorinë Osmane. Unë mendoj se ka qenë një person i dyanshëm dhe mendoj se me të vërtetë kështu ka qenë”, ka deklaruar Abazoviç.

Por menjëherë pas këtyre lajmeve ka ardhur reagimi i deputetit i cili tha se ka bërë ironi me drejtuesin e emisionit që sipas tij, insistonte drejtë temave nacionaliste që kishin për fokus ndarjen.

Dritan Abazoviç kërkon falje që është keqkuptuar dhe deklaron se “është e qartë se babai i Skënderbeut ishte shqiptar dhe se ai është prindi i djalit më të ngritur në historinë e popullit shqiptar! Pra, Skënderbeu cilësohet si babai i kombit tonë.”

Postimi i plotë i Dritan Abazoviç

Fushatë medijatike – Day 3 📢

Të nderuar,

Që kur filloi çështje e “zarfit” dhe demaskimi i të gjitha çështjeve që jam duke folur me vite, qeveria ka filluar me fushatën brutale kundër meje. Pse? Sepse unë jam i vetmi politikan nga radhët e pakicave nacionale që vazhdimisht luftoj kundër tyre, i shkatërroj konceptet e tyre ndaj pakicave nacionale që i mbajnë si peng dhe garant të politikave të tyre të dështuara dhe të korruptuara, dhe sepse kam kontakte shumë të mira ndërkombëtare.

Është tejet transparente dhe po aq qesharake, por shoh njerëz që vazhdojnë të besojnë. Të njëjtën ditë në mëngjes isha i lidhur me nacionalistët nga DF-i, gjoja se kemi përgaditur një marrëveshje, e cila nuk është absolutisht e saktë, dhe pastaj në mbrëmje filluan me një goditje tjetër.

Përpjekja e fundit ka ndodhur përmes emisonit ku u pyeta për ngritjen e përmendores së Skënderbeut në Ulqin (të cilen e mbështes fuqishëm), ku në mënyrë tejet ironike, satirike, me humor kam konfirmuar gazetarin në deklaratën e pasaktë në lidhje me babain e herojit, duke u përpjekur që ta përqeshë udhëheqësin e emisionit që insistonte drejtë temave nacionaliste që kishin për fokus ndarjen.

➡️ Të gjithë atyre që nuk e kuptuan humorin tim, JU KËRKOJ FALJE. Fare është e qartë se babai i Skënderbeut ishte shqiptar dhe se ai është prindi i djalit më të ngrritur në historinë e popullit shqiptar! Pra, Skederbeu cilsohet si babai i kombit tonë.

Nga ana tjetër unë jam i befasuar nga ata që pretendojnë se e dinë historinë e kombit shqipëtar më mirë, nuk e spjegojnë se si është e mundur që prej popullit që ka dhanë aq shumë viktima, rriten njerëz të cilët janë të gatshëm që për interesa te imëta shesin nderin dhe dinjitetin e vet.

Dhe gjëresa të rinjtë shqiptarë (dhe qytetarë të tjerë) i mbushin çantat e tyre dhe ikin për Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore, duke lënë vendlindjen e tyre, shumica e atyre që kritikojnë tani kritikojnë dhe mbështesin fushatën kundër meje (me përjashtim të disave), si kurrë më parë në mënyrë të vendosur mbështesin regjimin kriminal!

Pra, shpresoj që ky paradoks është i lehtë për t’u kuptuar. Megjithatë, as njohuria, as dinjiteti nuk është cilësi e çdo qenieje njerëzore!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej