Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Skandali/ Prokurori i Shkodrës falsifikoi dosjet hetimore që t’i shpëtonte Vetting-ut

Nga Media 0

Prokuroria e Shkodrës rrezikon të përfshihet nga skandali për falsifikimin e dosjeve hetimore. Prokuroria e Përgjithshme konfirmon se është duke u verifikuar rasti i prokurorit Vate Staka.

Prokurori i Shkodrës i cili dyshohet se ka ndërhyrë në arkivë duke ndryshuar fashikujt. Report Tv siguron dosjen e dyshuar si të falsifikuar. Denoncimi për falsifikim dosjesh u bë edhe nga një qytetar në Report TV. Bëhet fjalë për dosjen 805/2016 me të pandehur Kolë Plenishtën ku ka ndërhyrë prokurori për të ndryshuar afatet hetimore.


(Denoncimi i mbërritur në Report Tv nga një qytetar)

Në dosjen e paraqitur për Vetting-un u ndryshua data e mbylljes së hetimeve, ndërsa ajo që bie në sy është firma e prokurorit e cila në disa dosje asnjëherë nuk është e njëjtë. Dyshohet se prokurori ka ndërhyrë në arkivë duke ndryshuar fashikujt.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi në detyrë në datën 3 korrik prokurorin e Shkodrës, pasi vlerësoi pozitivisht të tre kriteret e Vettingut, pasurinë, figurën morale dhe aftësitë profesionale.

http://shqiptarja.com/lajm/prokurori-falsifikoi-dosjet-hetimore-qwe-ti-shpwtonte-vettingut-report-tv-siguron-dosjen

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej