Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Politika Shqiptare uron zgjedhjen e Trump President të SHBA

Nga Skenderi 0

Krerët e politikës  shqiptare kanë  uruar zgjedhjen e Donald Trump Presidentit të SHBA, por në sy ra urimi me vonesë nga ana e Kryeministrit Edi Rama, i cili pak kohë më parë gjatë fushatës që po zhvillohej në Amerikë për zgjedhjet presidenciale u shpreh në mënyrë të prerë kundra kandidatit Republikan Donald Trump.

Presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zv/kryeministri Niko Peleshi, si dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, u shprehën se marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në do të mbeten të pandryshuara. Urimet e politikanëve shqiptarë u bënë nga “Mëngjesi zgjedhor” i organizuar nga ambasada amerikane në hotel “Plaza” në Tiranë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>