Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

PD: Edi Rama e mban akoma kryetar bashkie Elvis Roshin

Nga Skenderi 0

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin  Rama se “ka vendosur të mos zbatojë dekriminalizimin, të mos zbatojë vendimin e prokurorisë, të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, madje as vendimin e qeverisë së tij, për largimin e Elvis Rroshit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës”.

Në një delaratë për shtyp kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Poloka u shpreh që  “…Më 29 dhjetor të vitit të kaluar, KQZ zbatoi urdhërin e prokurorisë për t’i hequr mandatin Elvis Roshit, bazuar në ligjin e dekriminalizimit, dhe pas kësaj doli një vendim qeverie që e shkarkonte atë nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Por dje, ministri i Financave i Edi Ramës, jo vetëm shfaqet me përulësi e respekt para Elvis Rroshit, në një aktivitet politik në Kavajë, por e cilëson atë publikisht kryetar Bashkie”.

Më tej Paloka akuzoi Ramën se po mbron krimin dhe se, sipas tij, ai  nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga.

“Edi Rama del kështu kundër qytetarëve, kundër institucioneve, kundër kërkesës së Europës, dhe mbron krimin deri në fund. Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga”, tha Poloka.

Gjithashtu Paloka u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protestë më datë 18 shkurt për të ndaluar rrugën e krimit në politikë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej