Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Paris-Midi 1938/ Planifikimi i takimeve të Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldinë në SHBA me presidentin Roosvelt

Nga Media 0

Nga Aurenc Bebja 

“Paris-Midi” ka botuar, të premten e 29 prillit 1938, në ballinë, një shkrim në lidhje me qëllimet e Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldinë për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë së shpejti do të nisen për në Shtetet e Bashkuara

Durrës, 29 Prill.

Mbreti Zog i dhe Mbretëresha Geraldinë kaluan ditën e parë të muajit të mjaltit në rezidencën verore të Durrësit, e cila mbikëqyr qytetin e vogël dhe ka pamjen mbi detin Adriatik.

Por tashmë thuhet se qëndrimi i çiftit të ri mbretëror do të jetë i shkurtër në Durrës dhe se mbreti Zog dhe gruaja e tij po planifikojnë shumë shpejt një udhëtim në Shtetet e Bashkuara.

Mbretëresha, edhe pse nëna e saj është me origjinë amerikane, kurrë nuk ka qenë në Shtetet e Bashkuara. Ajo dëshiron shumë të vizitojë këtë vend. 

Nga ana tjetër, Mbreti Zog, i cili është një admirues i madh i Z. Roosevelt, pret me padurim të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Është një projekt që ai e ka përkëdhelur prej kohësh, por që nuk ka qenë në gjendje t’a realizojë deri më tani për arsye të angazhimeve të tij.

Ai dëshiron të përfitojë nga “pushimet” e tij për të vizituar vendin për të cilin i kanë folur kaq shumë tri motrat e tij, princeshat Maxhide, Ruhije dhe Myzejen, dhe gjithashtu për të falënderuar Kryqin e Kuq Amerikan dhe Fondacionin Rockefeller për punën humanitare që ata kanë realizuar në Shqipëri.

 https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-midi-1938-planifikimi-i-takimeve-te-mbretit-zog-dhe-mbretereshes-geraldine-ne-sh-b-a-me-presidentin-roosevelt-kryqin-e-kuq-amerikan-dhe-fondacionin-rockfeller/

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej