Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ministria e Brendshme jep alarmin: Priten përmbytje në jug

Nga Skenderi 0

Pritet që të ketë përmbytje në jug të vendit dhe lajmi bëhët i ditur nga  Ministria e Punëve të Brendshme e cila ka paralajmëruar përmbytje në Gjirokastër, Fier dhe Vlorë.

Ndërkohë nga përmbytjet e një dite me parë në Kamëz janë larguar përkohësisht nga banesat 110 familje, në Paskuqan janë evakuuar 40 famije. Argjinatura e lumit Drin në Bulqizë është dëmtuar në një gjatës 500 m. Në fshatin Gurrëz të bashkisë Kurbin, u evakuuan 2 familje. Në qarkun Shkodër nga përmbytje janë nën ujë rreth 360 ha tokë

Zonat që mund të preken nga përmbytja ditën e sotme  janë:

QARKU GJIROKASTËR
Në zonën e Memaliajt priten përmbytje dhe dalje të ujit mbi urën e Memaliajt.

QARKU FIER
Priten përmbytje të tokës bujqësore dhe prekje të banesave të fshatrave Frakull, Kafaraj, Çervenë.

QARKU VLORË
Priten përmbytje të fshatrave të njësisë administrative, Pishporo, Novoselë, Fitore dhe bashkia Selenicë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>