Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

“Koalicioni i fitores” i Bashës: Me LSI, PDIU dhe të tjerët merr 41 bashki; bashkë me Tiranën e Durrësin

Nga 27.al 0

Së fundmi, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me kryetar Shpëtim Idrizin iu bashkuan koalicionit opozitar.

Më herët koalicionit të opozitës, që kryesohet nga Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën, iu bashkua Lëvizja Socialiste për Integrim e Monika Kryemadhit.

Politiko.al ka bërë një përllogaritje matematikore të rezultateve të koalicioneve në zgjedhjet vendore të 2015-s, duke hequr votat e LSI-së dhe PDIU-së nga koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASE që kryesohej nga PS, duke ia shtuar koalicionit Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, (APPD), që kryesohej nga PD. Po ashtu, koalicionit APPD i janë shtuar votat e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) e Vangjel Dules, e cila në zgjedhjet e 2015-s kandidonte si e pavarur, jashtë koalicioneve.

Sipas këtyre përllogaritjeve, opozita e sotme e bashkuar (shtuar LSI, PDIU dhe PBDNJ) rezulton fituese në 41 bashki, përshirë bashkitë e rëndësishme si; Tiranë, Durrës, Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kukës, Lezhë, Shkodër, Dibër.

Ndërsa, po sipas përllogarive të rezultateve të 2015-s, në zgjedhjet e ardhshme Partia Socialiste e vetme fiton 20 bashki në gjithë Shqipërinë, përfshirë bashkitë e rëndësishme, Korçën dhe Vlorën.

Formula e përllogaritjes së të dhënave:

Koalicioni ASE- votat e PDIU – LSI

Koalicioni APPD + votat e PDIU+LSI+PBDNJ

*Shënim: të dhënat e marra në faqen zyrtare të KQZ

Home 1

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej