Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Ilir Meta me krushqit grekë në Athinë

Nga 27.al 3

Nga Arben Llalla

Pa nisur mirë është përfolur mjaft vizita e disa ditore në Athinë e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht kreut të LSI-së, Ilir Meta. Në këtë kohë të ngarkuar të marrëdhënieve shqiptaro-greke prej zgjidhjes përfundimtare të Çështjes Çame, delegacioni shqiptar përbëhet nga një shumicë deputetësh me kombësi greke.

Metën e shoqëron deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, bashkëshortja e të cilët është greke, Vangjel Tavo, deputet i LSI-së, i cili është me kombësi greke, Vangjel Dule i mirënjohur si antishqiptar, vlleh me kombësi greke, kryetar i PBDNJ, deputeti i PS, Anastas Angjeli me kombësi greke, deputeti i PD, Gjergji Papa, gjithashtu me kombësi greke.

Duke parë se me kë Ilir Meta ka shkuar në Athinë nuk ka si të pritet ndonjë deklaratë zyrtare rreth Çështjes Çame apo pronave të shqiptarëve në Greqi, të cilat janë të sekuestruara prej vitit 1940 me dekret të Mbretërisë së Greqisë.

Me këtë rast vlen të përmendim mendimet poetit dhe shkrimtarit nga Çamëria Bilal Xhaferrit i cili dikur shkruante: “Të gjithë ministritë në Tiranë janë mbushur sot me funksionarë të lartë me origjinë greke, me racë, me gjuhë e me zemër greke. Kur puthen buzë më buzë me klikën e Enverit në Tiranë, grekët e Athinës në fakt puthen buzë më buzë me vëllezërit e tyre të minoritetit grek në Shqipëri, të cilët kurdisin prapaskenat e politikës së Tiranës në interes të Greqisë. Këta minoritarë grekë, të dalë nga një grusht fshatarësh minoritarë në rrethin e Gjirokastrës, me pallaska gjeneralësh e kolonelësh të fshehur nën sqetull dhe me dorë të lirë e askush s’u thotë gjë”. (SHBA, Prill 1985)

Mendoj se ky vlerësim i Bilal Xhaferit për politikanët dhe politikën e Tiranës së dikurshme vlen edhe sot. Çështja është se çfarë e ka gjetur politikën zyrtare të Tiranës që ta përfaqësojnë në politikën e saj kombëtare një grusht katundarësh të minoritetit grek, gjyshërit e të cilëve kanë ardhur në tokat shqiptare si çobanë bagëtish dhe shërbëtorë në çifligët e bejlerëve të jugut?

Vërtetë çfarë do thotë kryetari i Kuvendit Ilir Meta për Çështjen Çame që ne të tjerët s’e kemi thënë? Asgjë, ai do kërkojë përkrahjen e Athinës për të ndikuar tek emigrantët shqiptarë për të votuar në 2017 për politin e tretë që LSI synon të krijojë, me qëllim kryesor krijimin e një qeverie që do ta konservojë Çështjen Çame e pronave shqiptare në Greqi duke i mbuluar me pluhurin e harresës.

Komente (3)

  1. Ilir Meta e ka mbajtur qendrimin e tij per ceshtjen came.Ka treguar qe eshte burre shteti dhe e ka kerkuar i pari zgjedhjen e ceshtjes came.

  2. Ilir Meta tregoi pjekuri,maturi dhe zgjuarsi politike per ceshtjen came ne Greqi.Nuk e di se cfare prisni ju por ne diplomaci nuk flitet me gjuhen e pushkes.

  3. cfar mund te presim ne camet nga ilir meta …qe cdo 5 minuta ka nje drejtim tjeter .ky njeri e ka baltosur shqiperin per 25 vite me bemat e tije .ka ngelur ceshtja came ne doren e ilir mete …qe me ndihmen e sali berishes vazhdon akoma te bej karier politike ….ceshtjen came e njohu brukseli kurse ky kryetari i parlamentit e shmangu sikur nuk e njeh historine ..por ne fakt andej nga fshaterat e skraparit nga vjen ky zoteria i del arusha cdo mengjez tek oborri i shtepis

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>