Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Idrizi: Pse familjarët e ushtarëve grekë s’i marrin trupat e tyre atje? Se ecin me parimin: “Ku kemi varret, kemi atdheun”

Nga Media 1 lexime0

Shpëtim Idrizi i ftuar në Fax Tv ka deklaruar se ndërtimi i varrezave për ushtarët grekë në Shqipëri shkel të gjitha konventat ndërkombëtare.
Sipas Idrizit familjarët grekë nuk i marrin trupat e ushtarëve në vendin e tyre pasi pas disa vitesh, duke u bazuar në parimin “ku kemi varrezat, kemi atdheun”, do pretendojnë territoret shqiptare.
“Shkel të gjitha konventat çështja e varrezave. Për varreza të tilla bëhet një varrezë monumentale. Për çfarë i duan grekët varrezat këtu? Pse nuk e do të afërimin e vet në Greqi? Sepse Greqia që ka akoma “Ligjin e luftës” niset nga parimi se “ku kam varret, aty kam atdheun”. Kur fëmijët tanë nuk do ta kenë idenë e asaj që kemi bërë sot, grekët do thonë ja ku kemi varret e ushtarëve tanë, është toka jonë. Pala shqiptare duhet të kërkonte reciprocitet, duhet të kërkonim varrezat e shqiptarëve të çamërisë. Varrezat e çamërisë janë në tokën e tyre, ata s’janë në vendin e tyre”, tha Idrizi.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej