Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Idrizi çon në kullën e Jasharëve kostumin e Çamërisë

Nga Skenderi 0

Nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Shpëtim Idrizi, i ka dorëzuar përfaqësuesit të familjes Jashari kostumin tradicional të trevave të Çamërisë.

Gjatë vizitës që kreu i PDIU-së zhvilloi dje në Kosovë me rastin e 19-vjetorit të rënies së komandatit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, ai sëbashku me kryetarin e shoqatës “Çamëria”  Abaz Hado, i dhanë përfaqësuesit të familjes Jashari dhe medaljonin e mirënjohjes së Shoqatës “Çamëria”.

Gjithashtu Idrizi gjatë ditës së djeshme zhvilloi homazhe në Memorialin e Jasharëve në Prekaz. Idrizi gjatë vizitës në Kullën e Jasharëvë shoqërohej dhe nga Nexhmi Muqiqi, kryetar i Shoqatës “Çamëria” në Kosovë si dhe përfaqësues të degëve të kësaj shoqate nga të gjitha trojet tona etnike.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej